• |
ide | kryesore

Rrihen në Lecce-Cagliari: Olsen e Lapadula e pësojnë nga Disiplina

Sport



Katër javë skualifikim për portierin e Cagliari Patrick Olsen, dy për sulmuesin e Lecce Gianluca Lapadula: ka vendosur kështu Gjykatësi sportiv i Serie A, Gerardo Mastrandrea, që ka ndëshkuar kështu finalen e ndezur të Lecce-Cagliari. Për Olsen e Lapadula gjykatësi sportiv ka aplikuar edhe një gjobë prej 10 mijë euro. Një javë skualifikim edhe për lojtarin e Cagliari, Fabrizio Cacciatore “për ndalimin e qëllimshme të topit me duar, duke ndërprerë shënimin e një goli”.

Olsen është skualifikuar për katër javë “me motivin se, në të 38′ e pjesës së dytë, me lojën të ndaluar, ka shtyrë dhe goditur me shpatull në gjoks një kundërshtar e, pasi mori një goditje në gojë, ka reaguar vetë me një dorë të lëshuar mes qafës e fytyrës. Për më tepër, ndërsa dilte nga terreni i lojës i ndëshkuar me karton të kuq, i ka drejtuar arbitrit të katërt një shprehje të pahijshme”. Lapadula është dënuar me dy javë “për faktin se në të 38′ e pjesës së dytë, me lojën të ndaluar, pasi pësoi një shtyrje me shpatull nga një lojtar i skuadrës kundërshtare, goditi këtë të fundit me kokë në fytyrë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *