• |
ide | kryesore

Tërmeti në Shqipëri, vjen në ndihmë edhe Tare: “Tragjedi e pamatë që ma ka tronditur”

Sport



Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.4 që goditi Shqipërinë, me epiqendër pranë Durrësit, ka thirrur në cështje të gjithë personalitetet në fusha të ndryshme, ku nuk bën përjashtim sporti. Igli Tare ka shprehur dhimbjen e tij për ngjarjen, me fjalë të trishta e i tronditur: “Èshtë një tragjedi që ka tronditur thellësisht familjen time, një tragjedi e pamatë. Duket se numri i viktimave është i destinuar të rritet, unë shpresoj me gjithë zemër të kundërtën”.

Drejtori sportiv i Lazio, duke folur për Adnkronos, ka premtuar edhe ndihmë për bashkëkombasit: “Do të bëj të pamundurën për të ndihmuar popullin tim, do të kërkoj sa më shumë të mundem ti jap një dorë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *