• |
ide | kryesore

Video/ Champions impresionues: Dybala shtrin në tapet Atletiko, Real merr dy gola në dy minuta

F1, Sport, Video



Gola dhe rezultate të rëndësishme në mbrëmjen e Champions League, që ka parë Juventus, Paris Saint Germain, Bayern e Manchester City të blindojnë vendet e parë në grupet e tyre me rezultatet e arritura.

Real Madrid mund ti jepte të paktën bezdi në ndeshjen e fundit PSG, ku mori avantazhin e dy golave në 45 minutat e para. Benzema dha idenë se francezët do të merrnin të njëjtin trajtim që i bënë në Parc des Prince, por në vetëm dy minuta (nga 81 në 83) skuadra e Tuchel shpërthen me golat e Mbappe dhe Sanabria, duke barazuar rezultatin, që i mban në vendin e parë të grupit A me 13 pikë, 5 para merengues një ndeshje nga fundi. Barazim në Stamboll mes Galatasaray e Brugge me belgët që mbajnë një pikë avantazh për kalimin në Europa League.

I pamëshirshëm si gjithnjë Bayern Mynih, që shënon 6 në portën e Crvena Zvezda, duke konfirmuar vendin e parë të Grupit B. Bavarezët nuk i kanë lënë asgjë rastësisë, duke shkatërruar formacionin serb me pesë gola të Leëandoëskit. 5 fitore në 5 ndeshje për Bayern, që mban prapa, Tottenham (10), që fitoi me përmbysje kundër Olympiacos. Debutimi i Mourinhos në Champions rrezikoi të ishte një dështim, kur pësoi dy gola nga grekët e vendit të fundit, por pastaj erdhi pokeri i Spurs që i dha fitoren e dytë radhazi Special One, që kur mori drejtimin e londinezëve.

Manchester City vazhdon të jetë i pamundur, por edhe me barazimin e dytë radhazi në ndeshjet e grupit C arrin të konsolidojë vendin e parë me 11 pikë. Vetëm 1-1 në Etihad përballë Shakhtar të vendit të dytë me 6 pikë, me ukrainasit që tani do të luajnë kualifikimin në ndeshjen e fundit me Dinamo Zagreb (5) e Atalanta (4). Bergamaskët me fitoren e parë në Champions, 2-0 përballë kroatëve, janë futur në lojë për kualifikimin.

Juventus siguron vendin e parë në Grupin D, duke mundur në ndeshjen direkte Atletico Madrid. Bardhezinjtë dominuan zotërimin e topit dhe mbajtën inisiativën në Allianz Stadium, por vetëm në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë morën fitoren përballë Colchoneros, në ndeshjen e parafundit të grupit në Champions League. Paulo Dybala ishte spektakolar në goditjen e dënimit në minutën e 47, në një pozicion shumë të prirët në shtyllën e dytë, që befasoi Oblak, duke cuar italianët në avantazh në dhomat e zhveshjes. Me 7 pikë Simeone tani duhet ta arrijë kualifikimin në ndeshjen e fundit, duke mundur Lokomotivën e Moskës, ndërsa Leverkusen do të luajë kundër Juventus.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *