• |
ide | kryesore

Champions/ Inter pret ‘mrekullinë’ për tu kualifikuar: Napoli duhet të marrë vendin e parë në Anfield

F1, Sport



Spektakli i mbrëmjes së kaluar, i ka hapur rrugë tashmë katër grupeve të tjera, që do të luajnë ndeshjet e parafundit të grupeve me synime të qarta. Nëse në grupin E skuadrat që kalojnë në 1/8 janë pothuaj të vendosura, situata është krejt e qartë për grupet F dhe H, ku të gjithë janë të thirrur në cështje të mos gabojnë.

Grupi E
Genk-Salzburg luhet vetëm për të vendosur se cila skuadër do të shkojë në Europa League, sepse Liverpool e Napoli me shumë mundësi nuk do të lejojnë surpriza të hidhura, edhe pas përplasjes direkte mes tyre. Me 9 pikë Reds do të presin në Anfield Road Napolin e Ancelotti, që ka një pikë më pak, por e ka të qartë se nëse dëshiron të shmangë shortin e vështirë duhet të marrë vendin e parë duke mundur Liverpool në shtëpi. E vështirë, duke parë sidomos se si janë gjërat brenda skuadrës italiane, me lojtarët në konflikt të hapur me presidentin De Laurentiis. Një humbje e Liverpool në fakt, e kombinuar me fitoren e Salzburg në Belgjikë, do ta bënte të frikshme situatën për kampionët e Europës që në ndeshjen e fundit do të shkonin në shtëpinë e Haaland e të tjerëve me vetëm dy pikë diferencë.

Grupi F
Barcelona duket e sigurtë në pozita me 8 pikë në krye të grupit e me ndeshjen direkte kundër Dortmund, që e ndjek një pikë pas në Camp Nou. Por në fakt nuk është kështu, sepse Inter me 4 pikë do të rikthehet në lojë, nëse shkon të fitojë në transfertën e Pragës me Slavian. Katalanasit duhet të fitojë ndaj gjermanëve për të mos patur probleme në San Siro në ndeshjen e fundit, ndërsa Dortmund është shumë i kënaqur edhe me një pikë, me ndeshjen e fundit për të luajtur ndaj Slavias. Mrekullinë e shpreson Inter, që duhet të mundë cekët dhe në ndeshjen e fundit edhe Barcelonën, duke shpresuar se gjermanët, që kanë diferencë negative në përballjet direkte, nuk do të fitojnë ndeshjen e fundit.

Grupi G
Dy skuadrat kryesuese të grupit Leipzig e Lyon kanë mundësinë të mbyllin historinë, në rast se fitojë ndeshjet e tyre: mision shumë më i lehtë për gjermanët që luajnë në shtëpi kundër Benfikës, se për francezët që shkojnë të luajnë në Shën Petersburg. Portugezët e Benfikës kanë marrë fitoren e parë dhe tani shohin mundësinë që mund ti japë një kualifikim të paimagjinuar, por që mund të vijë vetëm duke mundur kryesuesit e grupit. Zenit (4) duhet të mbajë shpresat e kualifikimit të hapura kur në shtëpi të presë Lyon (7), por duhet gjithashtu të ruajë edhe vendin e tretë që të con në Europa League nga parakalimi i mundshëm i Benfikës.

Grupi H
Valencia-Chelsea vendos shumë për kualifikimin, në kohën kur Ajax nuk duhet të gabojë kundër Lille që është pa asnjë pretendim. Tre skuadra me 7 pikë e kanë bërë grupin H shumë interesant. Spanjollët e Valencias, pasi rikuperuan një start zhgënjyes, e shohin veten në Mestalla të luajnë kalimin kundër Chelsea. Londinezët kanë një ndeshje të thjeshtë në fund (kundër Lille në Stamford Bridge), por nuk mund ti lejojnë vetes një përfundim në bazë llogarish në fund, me tre pikë që mund ta mbyllin edhe me 10 pikë secila.

NDESHJET

CHAMPIONS LEAGUE – GROUP E
21:00 Genk ? – ? Salzburg
21:00 Liverpool ? – ? Napoli
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP F
21:00 Barcelona ? – ? Borussia Dortmund
21:00 Slavia Prague ? – ? Inter
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP G
18:55 Zenit St. Petersburg ? – ? Lyon
21:00 RasenBallsport Leipzig ? – ? Benfica
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP H
18:55 Valencia ? – ? Chelsea
21:00 Lille ? – ? Ajax



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *