• |
ide | kryesore

Dybala, si turqit kundër Shqipërisë: përshëndetja ushtarake shpërthen polemikat

Sport



Në fillim dora në mjekër, në mënyrë meditative, pastaj në anë të kokës për përshëndetjen ushtarake përpara Demiral: kjo ishte mënyra e festës së Paulo Dybala, që po krijon debate duke qenë se mbështet pikërisht gjestin e bërë nga futbollistët e kombëtares së Turqisë pas golit të minutës së fundit në ndeshjn me Shqipërinë dhe që më pas e përsëritën edhe ndaj Francës. Në Juventus-Atletico Madrid, Joya, pasi shënoi një eurogol, nuk bëri të zakonshmen Dybala mask.

Në rrjetet sociale, sidomos në Turqi, imazhi ka bërë xhiron e ëeb, duke qenë se bëhej fjalë për mbështetjen e forcave ushtarake turke në luftn në Siri, por argjentinasi ka dashur të mbyllë menjëherë cështjen: “Asnjë mesazh politik, është vetëm një shaka që e bëjmë gjithnjë me Demiral për fotot që dolën me të që bënte përshëndetjen ushtarake”.

Për gjestin e parë numri 10 bardhezi është edhe më i clirët në shpjegim: “Ishte për të dashurën time, ajo shenjë është një gjest dashurie në një film që kemi parë së bashku”. Cështje e mbyllur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *