• |
ide | kryesore

Etrit Berisha tregon inisiativën e Kombëtares e krenarinë për Kosovën: “Hapën shtëpitë për të prekurit nga tërmeti”

Sport



“Tërmeti që ka goditur Shqipërinë është një tragjedi, sepse po vazhdon. Lëkundjet kanë nisur muaj më parë, kur nuk ishte shumë i rrezikshëm. Populli është i frikësuar, e gjëja më e keqe është se vazhdon”. Këto janë fjalët e Etrit Berishës, portierit të kombëtares shqiptare, lindur në Prishtinë në Kosovë, për Adnkronos, në lidhje me tërmetin e tmerrshëm që goditi Shqipërinë.

Mobilizimi ndërkombëtar në raste të tilla ka nisur menjëherë. “Po mbërrijnë ndihma nga të gjitha anët e në vecanti populli kosovar po ndihmon shumë, shumë shqiptarë kanë nisur të shkojnë në Kosovë sepse kosovarët kanë hapur shtëpitë e tyre, duke dhënë ndihma të cdo lloji. Eshtë dicka shumë e bukur në këtë situatë tragjike. Edhe ne lojtarët e kombëtares po organizojmë një mbledhje fondesh e kështu nga të gjitha anët po vijnë ndihma”, ka shtuar portieri kuqezi.

Edhe bota e futbollit është vënë në lëvizje për të dhënë kontributin e saj, duke nisur nga Lazio e drejtorit sportiv shqiptar Igli Tare. “Lazio ka qenë gjithnjë pranë në raste të tilla, kujtoj kur ndodhi tërmeti në Amatrice, që ishte i tmerrshëm, e Lazio ishte aktive për mbledhje fondi e edhe tani, me këtë gjest, ka treguar se është një shoqëri e një skuadër e gatshme të ndihmojë”.

“Jemi të gjithë të trishtë e po ndjekim me vëmendje dhe ankth përditësimin e lajmeve. Kam dëgjuar disa miq në Durrës që më kanë thënë se ishin lëkundje prej 30 sekondash, njëra pas tjetrës që duhket sikur nuk mbaronin kurrë. Edhe familjarët e mi që janë në Prishtinë në Kosovë kanë ndjerë lëkundjet e kanë dalë në rrugë dhe atë natë e kanë kaluar në makinë, sepse kishte frikë për atë që mund të ndodhte, duke parë lajmet mbi atë që ndodhi në Shqipëri”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *