• |
ide | kryesore

Foto/ Kapësi i topit bëhet assist-man, Mou e falenderon pas golit

Sport



Josè Mourinho feston në mënyrën e duhur rikthimin e tij në Champions League, edhe pse është trembur jo pak në pjesën e parë kur Olympiacos shënoi avantazhin e dyfishtë. E megjithatë Tottenham i portugezit ka përmbysur gjithcka 4-2 përballë grekëve, duke marrë kualifikimin në 1/8 e finales si e dytë e grupit.

Special One nuk mund të humbiste skenën për të bërë prezantimin si duhet dhe bëhet protagonist i një episodi shumë interesant me një kapës topash. Mou shkon ti japë dorën djaloshit, që shpejtoi rinisjen e lojës për Aurier, nga rivënia e të cilit erdhi edhe goli i barazimit momental 2-2 nga Harry Kane. Falenderimet e portugezit janë të gjitha për djaloshin, që gati gati dha një asist për të nxjerrë nga situata delikate Tottenham…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *