• |
ide | kryesore

Manchester United: Taylor, nga kanceri në Europa League në 9 muaj

Sport



Mbërrin nga Manchester, klubi i United, një histori prekëse, nga ato që bëjnë të shkruhen libra. Protagonist është Max Taylor, mbrojtësi 19 vjecar, që vetëm 9 muaj më parë u detyrua ti nënshtrohej kemioterapisë për të mundur një tumor në testikul, por që tani është grumbulluar për herë të parë në skuadrën e parë për transfertën e Europa League në Kazakistan kundër Astana. Taylor ka rikuperuar pas sëmundjes dhe rifilloi stërvitjen vetëm në muajin shtator.

Taylor ishte kthyer në fushë me Under 23 të Red Devils në 22 tetor kundër Chelsea, kur u fut nga pankina në minutën e 37′ për të zëvendësuar shokun e dëmtuar Teden Mengi. Tani, vetëm një muaj më pas, një tjetër lajm i mrekullueshëm vjen për mbrojtësin e një hap përpara në atë karrierë që dukej e mbytur vetëm pak muaj më parë. United është tashmë i kualifikuar për 1/16 e kompeticionit e ndoshta Solskjaer, pas shumë vuajtjesh, mund ti dhurojë një mbrëmje të paharrueshme djaloshit, me debutimin në ekipin e parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *