• |
ide | kryesore

Qeni kosovar i tërmetit që zbuloi vjedhjen e madhe të buxhetit shqiptar

-Instant, Të fundit



Gjatë mbrëmjes së djeshme në rrjetet sociale është bërë virale fotoja e një qeni të forcave të kërkimit nga Kosova.

Madje, qeni u shpall hero pasi për pak orë përmes nuhatjes kishte lokalizuar nën rrënoja tre persona, cilët për fat të mirë u nxorrën të gjallë. Gjithashtu, gjatë operacionit që vijon për lokalizimin dhe nxjerrjen e gjashtë anëtarëve të familjes Lala në Kenetë të Durrësit, forcat italiane përdoren tre qen madhësi trupi të ndryshme.

Pasi dështoi qeni me trup të madh, u futën në përdorim dy qen të tjerë më të vegjël, të cilët kërkuan nëpër rrënoja.

Tërmeti konfirmoi mungesën e theksuar se logjistikës nga ekipet shqiptare duke na treguar edhe njëherë se sa të papërgatitur jemi në raste emegjencash të tilla.

Por, mungesa e logjistikës nuk do të thotë se paratë nuk shpenzohen.

Madje, edhe pse këto dy ditë nuk kishim asnjë qen që të kërkonte për trupa nën rrënoja, buxheti i shtetit harxhon shuma të konsiderueshme për përgatitjen, trajtimin dhe ushqimin e tyre.

Sipas të dhënave nga Open Data Albania, rezulton se buxheti i shtetit ka harxhuar plot 1.1 dollar për këtë qëllim deri më tani.

Tabela e shpenzimeve nga Buxheti i Shtetit per Institutin e Pergatitjes se Qenve

Në thesar janë pasqyruar të gjitha pagesat e bëra nga Instituti i Përgatitjes së Qenve për një mori shërbimesh që fillojnë nga mirëmbajtja e makinave deri tek blerja e ushqimit.

Harxhojmë miliona për qentë, por qen nuk kemi në momentin kur na duhen më shumë. /abcnews.al



14 Comments

  1. Ju falinderoj per shkrimin edhe qenin nga Kosova
    Por keni gabuar diku
    Ne kemi mbi 120 Qen e meqka
    Qe I ndegjojme cdo dite ne
    Parlament

  2. Ju lutem mos i fyeni Qent duke i krahasuar me deledeputetet dhe politikaret tane. Nuk mun te krahasohen, qent jane besnik dhe miq te mire ndersa keta te tjeret jane buthlepires dhe buthqira.

  3. Shqipnija asht ne nji zone sismike dhe kjo dihet nga te gjithe pra edhe nga ata qe qeverisin sot dhe ata qe kane qeveris dje .Me qeveris nji vend kerkon nder te tjera qe per rreziqe si ky qe ndodhi, te kete pregaditje paraprake dhe jo me ba llafologji te kote kur ngjan katastrofa .Dalin neper televizione dhe me ate qe thone ,thu qe çdo gja po bahet si asht ma se miri ndersa ne terren asht si meqene ne Afrike

  4. Ore gomere
    Po si nuk keni turp qe beni lojra politike dhe ne te tilla dite!
    Sipas jush meqe aty flitet per qener, ata duhet te ishin patjeter qen per kerkime njerezish?
    Nuk lejohet te ken stervit ca per droge o gjera te tjera?
    Apo qent duhet te jen te gjithanshem, si puna juj, qe merrni vesh dhe nga qent dhe nga politika, dhe nga ky i imi

    Mjaft mor idioter shpiket gjera se pastaj nuk ju besojne me njerezit dhe kur thoni te verteta!! Nuk ka nevoje more koqe te beni sikur ka skandale cdo dite – po nxorret nje ne muj (po te pakten te jete i vertete!), e beni me shume dem Rames

  5. Kjo eshte situate tmerri, por duhet te shkelim mbi emocionet tona te natyrshme te vajtimit dhe pershpirtjes dhe te merremi me qeverine. Kjo nuk eshte deshire, eshte detyre. Edhe termeti katastrofrik eshte me i shpeshte se ky palaco kryeminister qe na ra per pjese ne kete moment te veshtire. Dy te keqija historike ne te njejtin moment.

  6. Per idiotin me nickname Un, ne te gjithe ekipet e shpetimit si ne termete, apo ne bore apo kudo ka fatkeqesi te kesaj natyre perdorin qen te stervitur per te gjetur njerez. Po ju dylberet mavi te partise jua ka erresuar syte propaganda mavi

  7. Rilindja ne vend te qenit perdor gej, se e kane me te mire nuhatjen. Prandaj, me fshatargejhajdute nuk bohet veni. Mos prisni politikane per qoka. Hiqini qafe do ndjeheni me mire.

  8. Kure e pyeta kete vere nji mikun tim ne Malin e Robit se pse me kaqe brutalutet po vjedhin shqiptaret dhe pse gjithe perqendrimi i tyre eshte koncentruar vetem ne vjedhje, ai mu pergjegje shume thjeshte
    – ketu ne Shqiperi me tha , po mose vodhe , s te jepe kushe nuse… !!!
    mereni me mend , cfare justifikimi … po nuk vodhe , s te jepe kushe nuse sepse s je i afte nusen ta mbashe e me vjedhje po u tregojke tjereve se cenke i afte ate ta mbane
    ( me gjera te vjedhura )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *