• |
ide | kryesore

Qese në kokë Ibrahimovic: kjo është hakmarrja e tifozëve të Malmoe pas tradhëtisë së suedezit

Sport



Blerja e 50% të aksioneve të klubit suedez Hammarby ka qenë një goditje e ulët për tifozët e Malmoe, që e konsideronin sulmuesin një ikone të klubit të tyre dhe mbanin me krenari përpara stadiumit statujën e tij. Por tradhëtia e paimagjinuar i ka bërë tifozët, në pamundësi ti nxjerrin nervat Ibrahimovic, të shkarkojnë tërbimin ndaj statujës para stadiumit të tyre, që është inauguruar vetëm pak javë më parë: “Tani përpara stadiumit tonë është pronari i Hammarby, tradhëtar: hiqeni”.

Historia, e treguar nga e përditshmja suedeze Aftonbladet, nis nga Tomas Ruzic, që ka hapur një peticion on-line për të hequr statujën, që deri një ditë më parë ishte simboli i Malmoe: “Kur Ibrahimovic zgjedh të pozojë me fanellën e rivalëve e thotë se kërkon ta bëjë Hammarby klubin më të madh në Skandinavi, atëherë do të thotë se nuk ka më punë me ngjyrat tona. Me paratë e tij mund të bëjë ctë dojë, nëse dëshiron Hammarby nuk ka problem, por tani unë them se përpara stadiumit të Malmoe është statuja e pronarit të Hammarby”.

E reagimi aktiv ka mbërritur menjëherë, sepse statuja është vandalizuar: është vënë një qese plastike në kokën e Ibrahimovic të bronxtë e pjesë ëc në një krah. “Mendoj se duhet hequr statuja, përpara se të shkatërrohet më shumë” thotë Ruzic, që në pak orë ka marrë mbi 1.500 firma për peticionin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *