• |
ide | kryesore

Tragjedia e familjes Çupi nga Thumana/ Djemtë u kthyen 3 ditë më parë nga emigracioni

Lajme, Të fundit

“Dy djemtë kishin vetëm 3 ditë që kishin ardhur nga emigrimi, për të vizituar në Thumanë prindërit”. Kështu deklaron e afërmja e familjes Çupi, nga të cilët vetëm një pjesëtarë mbeti i gjallë nga tërmeti shkatërrues në Thumanë.


Në një prononcim për gazetaren e ‘News24’ e afërmja tha se familja Çupi jetonte në pallatin 6-katësh prej 20 vitesh.


“Nën rrënoja ndodheshin 3 anëtarë të një familje. Vetëm njëri nga djemtë e Hajredinit shpëtoi, tjetri vdiq. Prej 20 vitesh jetonin në këtë pallat. E gjithë familja ka qenë në banesë jetonin në katin e tretë. Në tërmetin e datës 21 shtator kanë pasur dëmtime të vogla. Plasaritje të vogla kanë pasur.

S’kanë pasur anën financiare të lëviznin nga ky pallat. Hajredini ka qenë pensionist, ndërsa gruaja e papunë. Djemtë kishin 3 ditë që kishin ardhur në Thumanë, njëri ishte emigrant në Greqi, dhe tjetri në Angli”, – tha afërmja e kësaj familje fatkeqe.

2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu