Dëmtim shqetësues për Eden Hazard gjatë sfidës mes Real Madrid e Psg, për raundin e pestë të grupeve në Champions League. Belgu ka dalë nga fusha në minutën e 69, për një problem në kavilje, duke u zëvendësuar nga Gareth Bale, por merengues frikësohen se duhet të bëjnë pa lojtarin e tyre të rëndësishëm në Klasiken me Barcelonën.
Gjendja e ish-fantazistit të Chelsea shqetëson dhe jo pak ambjentin Blancos. Vetë tekniku Zinedine Zidane ka shprehur ankthin në përfundim të ndeshjes, duke folur në konferencë për shtyp: “Hazard? Dëmtimi i tij sigurisht që më shqetëson, shpresojmë të mos jetë asgjë e rëndë”. Hazard rrezikon të ketë pësuar nxjerrje të kaviljes e nga shprehja e dhimbjes që tregonte në momentin e daljes nga fusha, problemi fizik mund të jetë serioz. Aq sa për ta bërë të humbasë El Clasico të La Liga në 18 dhjetor.
Hazard ? pic.twitter.com/7qjsaq4uqk
— madrid depre (@rmcfdepre) November 26, 2019