• |
ide | kryesore

Video/ Liverpool e Ajax kryesuesit që rrezikojnë eleminimin: Inter sheh vendin e dytë

F1, Sport, Video



Përmbysje, surpriza e rezultate të llogaritura në mbrëmjen e Champions League, që nuk është se i ka dhënë shumë siguri, edhe atyre skuadrave që kryesojnë, por që në raundin e fundit mund ta shohin cuditërisht veten të eleminuar. Kampionët në fuqi të Liverpool i kanë shpëtuar humbjes në Anfield me Napolin, por duhet ti shpëtojnë edhe në Salzburg në dhjetor. Inter sheh vendin e dytë, falë dhuratës së bërë nga Barcelona, ndërsa Ajax është i penalizuari i barazimit 2-2 mes Valencias e Chelsea.

Haaland nuk ngurron të lërë gjurmën e tij në fitoren e rëndësishme të Salzburg kundër Genk, edhe pse 19 vjecari norvegjez ka luajtur vetëm në 30 minutat e fundit. Austriakët me 7 pikë luajnë ndeshjen e fundit me Liverpool dhe një fitore do ti kualifikonte e do të nxirrte jashtë që në fazën e grupeve skuadrën e Jurgen Klopp, që i ka shpëtuar humbjes në shtëpi nga Napoli, vetëm falë golit të Lovren, që barazoi avantazhin provizor të Mertens. Skuadra e Ancelotti me 9 pikë ndeshjen e fundit duhet ta luajë kundër Genk të vendit të fundit, gjë që nuk është se duket shumë shqetësuese për të kaltrit.

Barcelona i ka bërë dhuratën e duhur Inter, që nuk e ka cuar dëm. Fitore e zikaltërve në Pragë kundër Slavias me rezultatin 1-3, me protagonist absolut Lautaron e Lukaku. Dy gola të argjentinasit, spektakolar ai i 3-1 në një asist po aq brilant të belgut. Skuadra e Contes tashmë sheh vendin e dytë, me 7 pikë, po aq sa Dortmund, por përpara me diferencë golash. Tani Inter duhet vetëm të fitojë në San Siro kundër Barcelonës që është e kualifikuar, pas suksesit 3-1 kundër gjermanëve. Me 11 pikë, as vendi i parë nuk i rrezikohet katalanasve, duke i dhënë një shans më shumë Inter, që i bën punë vetëm fitorja, pasi Borussia luan 90 minutat e fundit në shtëpi me Slavian.

Benfika shpenzon dy gola, duke marrë në fund vetëm një barazim 2-2 në Leipzig kundër Red Bull, që ruan vendin e parë me 10 pikë, që i vlen dy rezultate në tre kur të luajë ndeshjet e fundit në Francë kundër Lyon. Portugezët hodhën poshtë mundësinë për të qenë në lojë dhe mbetën të fundit në grup. Zenit imponohet 2-0 kundër Lyon, situatë që i barazon skuadrat me 7 pikë, por me rusët që kanë diferencë më të mirë golash në ndeshjet direkte.

Ajax bën detyrën kundër Lille, duke dalë nga Franca me një fitore 0-2 që i dërgon në vendin e parë me 10 pikë. Por hollandezët, janë ata që rrezikojnë më shumë për të qenë jashë 1/8 në kohën kur Valencia e Chelsea ndanë një 2-2 që i mban të dyja me 8 pikë, por me anglezët që do të luajnë kundër Lille të vendit të fundit në raundin e 6. Problemin do ta kenë të gjithë Heshtarët që duhet të përdorin faktorin fushë dhe të ruajnë të paktën barazimin kundër spanjollëve.

REZULTATET

CHAMPIONS LEAGUE – GROUP E
Genk 1 – 4 Salzburg
Liverpool 1 – 1 Napoli
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP F
Barcelona 3 – 1 Borussia Dortmund
Slavia Prague 1 – 3 Inter
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP G
Zenit St. Petersburg 2 – 0 Lyon
RasenBallsport Leipzig 2 – 2 Benfica
CHAMPIONS LEAGUE – GROUP H
Valencia 2 – 2 Chelsea
Lille 0 – 2 Ajax



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *