• |
ide | kryesore

Edin, që vajton në zi, e tradhëton Rama i oligarkëve

1, Ide



Edi Rama nuk ka zhgënjyer askënd që ka vënë bast se ai do thyejë kodin e heshtjes këtë ditë zie. Si një propagandist patologjik, për të cilin thirrja e kamerës është më e fortë sesa ajo e arsyes, ai nuk ka duruar dot as 24 orë pa u marrë me kritikët e tij politikë.

Fillimisht u shfaq në Real Story për të na thënë se ata që kujtojnë se ai qëndron në fron vetëm për të vjedhur, gabohen. Pastaj i shtoi notat e patetizmit, duke deklaruar se i ndjen të gjithë shqiptarët që janë duke vuajtur, njësoj siç ndjen dhimbjen e djalit të tij. Në fund, si për ta mbyllur ciklin, u përlot dhe e la përgjysëm kohën në prime time, që i kishte rrëmbyer Sokol Ballës.

Por, nuk u mjaftua me kaq.

Vetëm një orë më vonë e tregoi ku e kishte pasur hallin. Shkroi një status cinik në Facebook, për të “përqafuar” ata që e kishin kritikuar gjatë gjithë ditës, pasi e dinte se kushdo që e shante kujtonte se kishte të drejtë.

Po në fakt, përse e patën fshikulluar kryeministrin, sidomos nga Kosova? Pse ai e ndjeu kaq të nevojshme të përvishte llërët e politikanit, madje pa skaduar afati i zisë kombëtare? Ç’nevojë pati që të luante rolin e aktorit patetik dhe të përlotej live para shikuesve?

E gjithë kjo gjë ka një shpjegim.

Edi njeri donte të fshinte nga kujtesa kolektive Ramën që është peng i akteve të tij politike.

Ajo që ndodhi nuk ishte e lehtë. Gjatë gjithë ditës një ortek reagimesh në rrjetet sociale, i kërkonin kryeministrit të Shqipërisë të hiqte taksën e rrugës së kombit, për ata që nga Kosova, po sillnin ndihmë për të prekurit nga tërmeti. Ishte shenja dhe mirënjohja më minimale që mund të dëshmonte një shtet. Ishte akti më simbolik që mund të kryhej ndaj kësaj vale të mrekullueshme solidariteti.

Po si u soll Rama?

Ndoshta instiktivisht, ndoshta se e ka të rrënjosur në kokë mbrojtjen me çdo kusht të regjimit të koncesionarëve, ndoshta se beson naivisht se vetëm paprekshmëria e atij grushti oligarkësh, të cilët i ka mëkuar me llokma atdheu, është themeli më i fortë që e mban në pushtet, ai bëri një gafë për të cilën me siguri është penduar si qen.

Kërkesën e zv/kryeministrit, Behgjet Pacollli, për lehtësimin nga taksa të atyre që po sillnin ndihma, jo vetëm e hodhi poshtë me arrogancë, por u tall dhe në mënyrë të paskrupullt duke thënë: kush ka para të ndihmojë për tërmetin, nuk e ka për gjë t’i falë edhe 5 euro.

Mosmirënjohje, cinizëm dhe sens të këtillë shkëputjeje nga realiteti, zor se mund të dëgjohen edhe në ditë normale.

Sesa bllof doli Rama me atë që deklaroi, e tregoi më pas rrjedha e ngjarjeve.

Nuk kaloi shumë kohë pas gafës së kryeministrit dhe vetë kompania koncesionare e rrugës së kombit, që as në ëndrrat e saj më të këqia s’e ka imagjinuar t’i kundërvihet shefit të madh, u detyrua të deklarojë se e hiqte taksën e rrugës për ata që sillnin ndihma nga Kosova.

Presioni sa vinte dhe rritej dhe të gjithë e kuptonin se është idiotësi të taksosh dikë që vjen për të të dhuruar. Prandaj dhe koncensionari, më shumë u përpoq të ruante imazhin e biznesit të tij, sesa nderin e nëpërkëmbur të kryeministrit.

Në këtë episod, që u ndoq direkt në tv, e rëndësishme nuk është nëpërkëmbja publike e Ramës. As fakti që ai doli zbuluar.

Kryesore është të ngrihen disa pyetje që janë thelbësore për qeverisjen që ai na ofron. Si është e mundur që truri i tij është programuar për të ruajtur si të shenjtë privilegjet e një grushti njerëzish, përpëra solidaritetit të qindra mijëra të tjerëve? Si është e mundur që moscënimi qoftë dhe një fije floku i interesit të një oligarku, të të verbojë përpara një bamirësie masive të qytetarëve të zakonshëm?

Si ka mundësi që të shpërfillësh cinikisht pjesën më bujare dhe humane të atyre që kërkojnë të shpërfaqin më të mirën e tyre, vetëm se dikush duhet të arkëtojë 5 eurot sa herë që ngrihet trau?

Përgjigjet e ketyre dilemave, gjenden po të kthesh dhe rikthesh videon në të cilën ai kundërshton pezullimin e taksës. Ai aty përgjigjet spontanisht, pa u menduar gjatë, madje është gati- gati ironik me ata që kanë çuar nëpër mendje një marrëzi të tillë.

Rama ngjan i bindur kur predikon se të drejtat e koncensionarit as duhen vënë në diskutim, po ashtu siç do fliste një murg që i vënë në pikpyetje ekzistencën e zotit.

Dhe pikërisht për këtë situata është më e rëndë.

Sepse, ndyshe nga sa mendon ndokush, Rama nuk është thjesht grabitësi me maskë, që dërgon në vilën e Surrelit, në selinë e PS-së, apo në parajsat fiskale, thasët me para që i dorëzojnë përfituesit e koncesioneve dhe PPP-ve të tij. Ndonëse për këtë s’e vë më askush dorën në zjarr, ai është shumë më keq sesa kaq. Ai është njeriu që po krijon si tipologji, sundimin e një grushti njerëzish mbi shoqërinë. Ai po modelon një lloj fashizmi ekonomik, ku Pinoçetin e kanë zhveshur nga përdorimi i dhunës dhe ku vendin e çikago boys-ave e kanë zënë aventurierët e tranzicionit shqiptar.

Pikërisht kjo lloj mendësie, feje apo besimi tek një rrugë qorre, si e vetmja mënyrë për të sunduar, e çoi kryeministrin në qëndrimin ekstremist dhe absurd, që të mbronte dhunimin me taksë të atyre që po nxitonin për të na dhuruar në një ditë të vështirë.

Vetëm kur u përmend, vetëm kur pa se si po shkërrmoqej dogma e tij në kontakt me realitetin, vetëm kur vuri re se as koncensionari që kish marrë në mbrojtje nuk i dilte dot më për zot, Rama e kuptoi se çfarë gafe kishte bërë.

Dhe pikërisht aty nxori maskën tjetër. Atë fallco, të politikanit që nuk është me të fortët, por me viktimat.

Atë të Edit, që di të preket nga vuajtjet, që është në gjendje të ngashërehet në publik dhe që i konsideron gjithë fatkeqët që po përjetojnë këtë tragjedi, njësoj si Gregun e tij.

Aq të madhe e kishte urgjencën ta vishte këtë maskë, sa nuk pyeti më as për respektimin e kodit të zisë.

©Lapsi.al



28 Comments

  1. Vetëm një revolucion mund ta shpëtoj Shqipërinë nga ky psikopat dhe nga të ngjashmit si ky (Lulushi & Co.).

    I gjithë populli duhet bashkuar rreth një qëllimi, çliririmt të Shqipërisë.

      1. Mirë provokimet e këtij tërmeti të lig, po ky Rama çfarë halli ka?!
        Nga Poli Hoxha – 16:25, 28/11/2019
        Njësoj si ky tërmet i lig, edhe Edi Rama po provokon fort dhe me një pabesi të paprecedentë. Hallin që e ka zënë e ka të shkruar në ballë dhe orë pas ore e nxjerr, edhe nga goja e oxhaku i tij në FB. Jemi mësuar me këto, por jo pikërisht më këto ditë katastrofe e ankthi kombëtar kur qeveria, shteti i tij po rezulton një ngrehinë kartoni; më blof se sa e kishim menduar dhe imagjinuar. Dhe jo vetëm kaq; ka edhe guximin që të bëjë cinikun, mburravecin e mbi të gjitha kërcënuesin.

        Ndërkohë që stresi kolektiv po kalon në simptoma sëmundjesh depresiviteti për banorët e një zone me gati 1.5 milion njerëz e shteti lëviz si kërmill, kryeministri shantazhon këdo që ia thotë këtë.

        Nuk e priste dhe nuk i pëlqeu që në mënyrë spontane dhe instinktive, shqiptarët të krijonin aq shpejt dhjetëra `qeveri paralele` me të tijën dhe një uragan solidariteti, i cili megalomaninë e tij e nxjerr si një buburrec të fryrë, nën këpucën tënde në ajër.

        Nuk u ndje mirë pse shqiptarët këtu, në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Serbi, Mal të Zi e kudo në botë si dhe mediat sistematikisht kritike, për herë të parë nuk i kërkuan llogari atij dhe qeverisë që drejton, për institucionet prej letre që duhej të përgjigjeshin në këtë situate. Nuk denjuan të vinin në qendër të këtyre ditëve një kryeministër, që vdes të gërricet, edhe kur tërmetet tundin shumë ballë vendin dhe mendjen e shqiptarëve, por thjesht vepruan si në kohë emergjence.

        Duket se i ka ikur truri pse atë që ai e quan `shtet`, shqiptarët e konsideruan vetëm 5 minuta pas tërmetit të madh, si inekzistent. Siç edhe u vërtetua, se është vërtet. Është ofenduar që kryeministrin e vendit, “njeriun e veprave të mëdha`, i gjithë kombi shqiptar; politika e qeveria në Prishtinë (madje edhe miku i tij Hashim Thaçi) bizneset e mëdha e të vogla, (edhe `oligarku` Kastrati), e trajtuan si një llafazan punë pambaruar dhe vepruan pa pritur që të jepte viston ai.

        Duket se nuk po i del `e keqja`; se përse shqiptarët, gazetarët, e madje edhe kundërshtarët politikë, nëpërmjet një `marrëveshje` spontane që buron nga dhimbja për ata që kanë humbur jetën dhe për mijëra të tjerë që iu është përmbysur shtëpia, jeta dhe bota, të zënë me punë për të mbledhur ndihma e dhënë solidaritet e shpresë, nuk i kërkuan në këto ditë fare llogari, për këtë derexhe ku e ka lënë shtetit për raste të tilla.

        Po ku të lë Edi Rama; të kërkon ai i pari llogari!

        Hyni në Google dhe shihni çfarë fjalësh kanë thënë presidentët dhe kryeministrat e SHBA, Japonisë, Indonezisë, Greqisë e kudo nëpër botë ku kanë ndodhur katastrofa të tilla, në ditë të tilla. Populli, kombi, qeveritë, politika e kushdo bëhen njësh përballë fatkeqësisë.

        Dëgjoni dhe lexoni, edhe kryeministrin e Shqipërisë; çfarë nxjerr nga goja që nga e `marta e zezë`, e sa herë që e hap atë. Pas “kçk-izmit” i erdhi shansi që të shpik me rastin e kësaj fatkeqësie, edhe `gamgam-izmin`. Se kush ka bërë gam-gam dhe jo punë në këto 7 vite po e shohim sot te ata punonjës të shtetit, që nuk kanë as kokore për të ruajtur kokën e tyre. Por ai vazhdon dhe sheh ligësi, te ata që thonë të vërtetën, por Zoti e tërmeti ja shtoftë inatin!

        Tani na shfaqet edhe shumë i nervozuar dhe ende pa u mbyllur bilanci i të vdekurve, provokon. Sepse nuk po i funksionon bojatisja e realitetit, siç na e ka futur në këto 7 vite. Orë pas ore falë punës epike të medieve pa përjashtim, po del në sipërfaqe se ky tërmet na ka lënë pas thjesht ato 3-4 ndërtesa që morën jetën e mbi 40 fatkeqëve, por një plagë gjigante. Jo vetëm materiale, por mbi të gjitha humane e psikologjike. Plagë e mbushur me pasiguri dhe ankth, që po sëmurë, qindra mijë fëmijë e prindër. Një plagë që pavarësisht nga mrekullia që po shpalosin shqiptarët sot, kërkon një shtet prej vërteti për tu kuruar.

        Shihni çfarë bën ky `shtet` që Rama pretendon se e ka.

        Ndërkohë që gazetarët brenda kampeve, transmetonin dëshmi live të nënave me fëmijë të porsalindur që po kalonin natën e dytë mes të ftohtit dhe askush nga shteti nuk po i kontaktonte, japin urdhrin që policia të rrethojë kampin me qëllim që mediat të mbahen larg nga këto lloj dëshmish.

        Ata policë të Lleshit, në fakt duhej të ishin duke rrethuar qindra pallate dhe shtëpi, të cilat janë të rrezikuara nga tërmetet që nuk pushojnë, për t’i mbajtur banorët lag tyre. Aty te ata qindra pallate e shtëpi me themele të krisura e mure të çara ku vazhdojnë që të rrinë brenda mijëra njerëz, duhej të ishin specialistët e ndërtimit (sidomos ata të firmave që kanë marrë tendera e koncesione miliardësh, nga taksat e shqiptarëve) të thirrur me dhunë e ligjit të Gjendjes së Jashtëzakonshme. Pranë asaj nënës e qindra fëmijëve të tjerë, duhej të ishin psikologët e thirrur nga gjithë Shqipëria.

        Por Edi Ramës dhe çetës së tij i është dhjamur truri këto 7 vite `të begata` (familjet i kanë nisur me avionin e parë pas tërmetit) dhe nuk ju shkojnë ndërmend këto. Është i nervozuar, sepse së bashku me ngrehinën që ka menduar vetëm për të grabitur këta qytetarë që sot kërkojnë të paktën hakun e takave që ju ka mbledhur, e gjen veten jashtë loje.

        Sepse ai di të bëjë vetëm një lojë; atë të `gamgamizmit` në TV e FB. Sot që kishte mundësinë që të tregonte, se edhe qeveritë e korruptuara, të paafta e prej kartoni, në raste katastrofash të tilla mund të dalin nga vetja e të reflektojnë, ai po vazhdon avazin e gjetjes së “armiqve” që `ndollën dhe po amplifikojnë` pabesinë që na i paska bërë vendit të tij `të zhvilluar` natyra dhe zoti.

        Në vend që t’i përvishet punës, turfullon, sepse po sheh që në vend të qeverisë së tij, po punojnë shumë `qeveri` të tjera. Më e madhja; ajo e miliona shqiptarëve e cila veproi me shpejtësi dhe nuk priti deri sa ai të merrte ndonjë lule nga ato që ka në bahçen e Surrelit (Falur nga Kajmaku i Vorës, ende në arrati), deri sa petalet e këputura, (e shpall, nuk e shpall), të vendosnin për Gjendjen e Jashtëzakonshme.

        E ka trembur kjo `qeveri` e miliona shqiptarëve kudo në botë të cilët nuk pritën, sa ai të bënte prova me Fugën e të dilte në ERTV. Madje nuk e pritën që t’i ftonte e t’u kërkonte ndihmë, as qeveritë prej vërteti të Kosovës, Greqisë, Rumanisë, Izraelit, Italisë, etj.

        I ka ikur truri fare kur sheh, se në llogarinë-financiare që ka hapur qeveria e tij prej kartoni, `e-Albania.al`, deri mbrëmë afër mesnatës nuk ishin mbledhur as 10 milion lekë të vjetra, ndërsa vetëm te dy `qeveri paralele` si `Fundjava ndryshe` dhe `JOF`, kontributet e shqiptarëve ishin përkatësisht 1.3 milion dhe mbi 160 mijë dollarë. Të mos flasim se çfarë mendon dhe ndien, kur sheh se si mijëra qytetarë në vend të institucioneve, drejtohet te ata që mbrojnë Teatrin Kombëtar, për të kontribuar!

        Shkalloi një ditë më parë kur Kastrati si biznesmen i vjetër dhe i rafinuar vetëm 10 minuta pasi i thoshte live Behxhet Pacollit, se as që bëhej fjalë të hiqej taksa e Rrugës së Kombit të paktën për ata që sillnin ndihma nga Kosova, urdhëroi punonjësit e vetë që të bënin atë që kërkonin njëzëri shqiptarët. Sepse Rama është trashur dhe është bërë aq i lig paralelisht me pasurimin, sa që nuk di të bëjë më as auto-marketing.

        Për ta lëpirë sado pak këtë plagë, në mes të natës na u shfaq i `trishtuar` dhe desh derdhi lotë krokodili kur `si pa dashje`, Sokol Balla, i kujtoi se djalit të tij Gregut ky tërmet i ka marrë të dashurën. `Ju kam si Gregu` ju thoshte të dëshpëruarve në mes të natës, i veshur me tuta të varura, njësoj si ata që kishin ikur direkt nga krevati menjëherë pas tërmetit.

        Nuk di çfarë të bëjë i ngrati, kur sheh se po e trajtojnë si të panevojshëm të gjithë.

        Sot kaloi në fazë tjetër; po kërcënon se hapin e parë që do të marrë në kuadër të Gjendjes së Jashtëzakonshme, të cilën e shpalli vetëm nën presion publik dhe mediatik është fikja e dritareve informative.

        Nuk rri dot pa u gërricur, ndërkohë që vendi është në katastrofë. Sepse ndihet lakuriq me pelerinën e propagandës të bërë copa-copa, e të flakur mënjanë nga ky tërmet. Sepse po sheh që `qeveria` e medias është ku e ku më përpara se institucionet e tij. Kërkon që `t’i fikë`, vetëm pse pyesin:

        Pse e mbani të fshehtë gjendjen e buxhetit për këto raste; pse nuk tregoni për të zhdukurit nën gërmadha, për qindra pallate e shtëpi që janë rrezik e të pabanueshme, por popullohen ende; ku janë fondet për emergjencat; sa çadra, batanije, oriz, miell, konserva… ka në magazinat e shtetit për këto raste…

        Bën mirë në fakt që t’i mbyllë, sepse `e fëlliqën` Shqipërinë jo vetëm përpara francezëve, italianëve, izralitëve, grekëve e rumunëve, por edhe përballë serbëve e maqedonësve të veriut. Vetëm nëpërmjet këtyre mediave “kriminale” që i kërcënon me fikje, shqiptarët dhe mbarë bota mësuan se emergjencat e tij punojnë në shekullin e teknologjisë së lartë vetëm me lopata dhe kazma (natyrisht, edhe pistoletat që ju vareshin turpshëm gjatë kërkimeve). Qentë e kërkimit kanë ngrënë e janë trajnuar me plot 1.2 milion dollarë, por ata pikërisht atë ditë që duheshin, kushedi se nga ishin zhdukur. Një dron termik që Lali Eri u mburr se ia nisi dhuratë homologu i Shkupit, nuk kushton më shumë se 2-3 mijë euro (Sa rreth 5 metra katrorë të Fushës te Sheshi Skënderbeut), por `nuk kemi lekë`.

        Të gjithë e panë dhe e kuptuan nga ky tërmet, greminën e madhe mes shqiptarëve dhe qeveritarëve. Por bilanci i kësaj gremine, pret. Është koha që të përkrahim `qeveritë paralele` që po punojnë për të kapërcyer sa më shpejt të mundim këtë gjëmë, që i ka rënë Shqipërisë.

        Punojnë ato, edhe pse nuk po pushon së provokuari ky tërmet i lig, të cilit i bashkohet edhe një farë, Edi Rama, i cili vërtitet si një i çmendur nëpër kantier duke bërtitur; Unë, vetëm unë jam qeveri dhe kryeministër!

        1. Ketu ka shume koqe qe komentojne qe nuk din se cfar flasin por ti dallone nga te tjeret se qenke koqe dhe loqe

    1. 5 euro per nje makine te thjeshte se per Kamione 29700 lekë.Dhe dihet qe shumica e ndihmave po vinin me kamione ose furgone

  2. Kurre me pare fasada e propogandes nuk eshte dukur kaq e shplare,kaq e piset, kaq e grisur.

    Dhe ai po sheh i tmerruar se gjithe ai investim, gjithe ajo kala e stermadhe e propogandes mbi te cilen ka

    mbeshtetur sundimin e tij , po shkermoqet dhe po e zene brenda.

    Sese ashtu si termeti zbuloi cilesine e dobet te ndertimit, edhe kjo fatkeqesi zbuloi se propoganda e tij

    eshte mbeshtetur mbi themele te rreme dhe tani nuk ka ” inxhinier” qe ta riparoje imazhin e tij publik si

    personifikim i shkaterrimit, i negativitetit, i ” bajlozit te zi” qe qet harac “shpi per shpi e tim per tim”

    Kush nuk e ben me mend ne menyre te pavetedijshme krahasimin mes rrenojave te termetit dhe

    rrenojave te Unazes se Re dhe papritur i zhduket perdja e propogandes dhe para syve te del autori i saj

    sic eshte ne te vertet – Nje Demon i Se Keqes, brutal, i pashpirt i pameshirshem.

  3. Car mbret karin eshte ky mo ky eshte nje the me mut vetem per te vjedhura leket e femijeve shqiptar
    Ptuu rrac e ndyr

  4. por mire more kelysh komunisti nuk prisje dot deri javen tjeter? patjeter duhet te villje vrer akoma pa dale kufomat more hale ?

    po ti ske faj, eshte kollaj te japesh mend kur ste ka thene njeri miremengjes ne jete

  5. Ky eshte nje hajdut banal, i turpshem deri ne neveritje. Cdo dite qe vazhdon te na dale nder sy vetem sa e shton urrejtjen e njerezve.

  6. Teper i neveriteshem. Lenmjekren e shemtuar vesh brekushe e atlete 2 ore para pasqyres.
    Mjere ky popull ke ka ne krye. Jane bere bashke 5 apo 6 halabake qe po mjelin kete vend pa piken e turpit.
    Tani kerkon te mbylle mediat qe mos turperohen. BURG TE PERJETESHEM MERITOJNE

  7. Shkrimi shume I mire.Kjo eshte shqiptaria,edhe Rama edhe Meta edhe Basha duhen shkulur.Jane here ironik dhe askush nuk I beson.

  8. Bukur ,shume bukur Bushat.Kemi nje sharlatan K/minister por sic thuhet : “me mire nje karagjoz hajdut se sa nje kriminel bandit”

  9. Nga Erl Kodra – 13:51, 28/11/2019
    Edi Rama,

    Duket sikur ti e ke dëshiruar këtë tragjedi. Ndryshe, si mund të shpjegohet zelli yt kanibalesk për show në ditët më të zeza të kombit tonë?!

    Si mundesh, që në tre fjalë që nxjerr prej gojës tënde të qelbur, të treja i ke kërcënime?!

    Si mundesh të justifikosh kaq paturpësisht mungesën e një qeni dhe të disa mjeteve elementare për katastrofa të tilla?!

    Si të bën zemra të kërcënosh shqiptarët, që po ndajnë kaq fisnikërisht dhimbjen me njëri tjetrin?!

    Si mundet të fyesh ndjenjat e një kombi, bash në ditën e tyre të Flamurit?!

    Si mundet të jesh kaq legen, dhe të kërkosh të përbaltësh këtë komb madhështor, me shpirtin më fisnik në faqe të dheut?!

    Boll Edi Rama, se qysh i ke sjellë punët, ky komb ka me u ba vullkan, e me të djegë si Vezuvi në lashtësi!

    Boll Edi Rama, se as hasmi nuk kërcënohet në Ditën e Zisë!

    Na lejo t’i qajmë bijtë tanë sot, se nesër do të merremi me ty!

  10. Kjo fare qenje eshte primitive, nuk i duhet ven faj; sespse si primitiv qe shete, ai vepron me instikte primitivi, jo me llogjike njerzore! Psh, ka instikitin primitiv te pangopshem te vjedhjes, instiktin primitiv te trdhetise se vendit e te shqiptareve, instiktin primitiv bosh te mos ndjerit shqiptar, ( ndjehet i fyer pse ka qelluar i tille) pra bastard ashtu siç e ka cilesuar miku i tije Tozi, i lubonjes, instiktin primitiv te shkaterrimit, instiktin primitiv te arrogances, pa instiktit njerezor qytetar pa shpirt pa zemer……. nje grope e zeze septike…… ne fund te fundit! Ps: Ndoshta nuk publikohet, por ani sprish pune!!

  11. bobo spriti dot po prap shkrime politike edhe ne kohe fatkeqesie. e kemi ne gjak politiken e vrerin. po po bushat ti i pari

  12. qe i vogel ke qene bythqire o Bushati …dhe keshtu ngele ..bythlepires si yt ate dhe idiot si gjyshi joite Hisniu

  13. Per cdo ndertim te bere jashte normave, te shkojne ne burg, per krimin e vrasjes me dashje, te fatkeqeve qe humben jeten, ndertuesit drogaxhi dhe kryetaret hajdute te bashkive; Tirane, Durres, Kruje, Lac, e kudo ku ka demtime nga termeti, te gjithe ata qe kane qene ish-kryetaret dhe ata qe jane aktualisht, keshtu nuk vazhdohet me.
    Te anullohen menjehere PPP e korrupsionit, qe i kushtojnre taksapaguesve te mjere shqipetar, 3 milliarde €.
    Me 3 milliarde € ,qe i ke dhene hajduteve te tu oligarke, e nderton Durresin dhe Tiranen nga e para, o simboll i djallit te ndyre, mbi toke.

  14. Mos sillni ndihma thote, se skemi ku i mbajme?! Ose eshte haptaz idiot, ose me te drejte pasi ska asnje kapacitet manaxhues e organizativ, ose… do vetem kesh (euro, usd)! Ose te gjitha bashke. Ca iku iku, po ishalla nuk jane duke bere ndonje pakete ligjore per te zhvatur parate….

  15. Kjo tragjedi ka nxjere ne pah shume gjera qe i dija por si kisha vertetuar ndonjehere, jo per shtetin se ate e kemi faktuar me kohe e vakt, por per shoqerine tone me shume. Neper intervista me njerezit, shume prej tyre thone se skane batanie akoma, thone se femijse i del gjak nga hundet, ne cadra eshte ftohte e me rradhe. Disa te tjere ankohen se jane te semur me zemer, dhe reumatizem. Nderkohe qe njerez te tjere kane humbur femijte kane humbur familje te tera, keta njerez qahen sepse i ra suvaja ne sobe e frigorifer apo se kane reumatizem e nuk durojne dote te ftohtet ne cader. Biles ca kishin bere foto vetes ne spital ne menyre qe tja tregonin kamerave e te perfitonin ndonje qendrim ne ndonje hotel te Kosoves. Sote kam pare intervista nga Tirana (kombinat) ku njerezit rrinin jashte pallatit dhe qaheshin se skishin cader, kur ju tha shkoni ne qendra te rrini ne cader ngrohte, thonin si lejme dote shtepite se na vjedhin, njeri bertiste ne kamera se ka 40 miljone lek materjal (metarjal e kishte fjalen per orendite) ne shtepi dhe kerkonin qe policia te vinte e te siguronte lagjen e shtepite e tyre. Ku eshte shteti, thonin duam urgjent te vine, biles me pika nje duam kete, dy duam kete tjetren, tre nje tjeter e me rradhe. Kur ju tha se jane te zene duke germuar kufoma njerezish nga germadhat, thane dakort por dhe ne ne hall jemi. Njera qahej nga diabeti tjetri qahej nga te ftohtet, tjetri kerkonte strehim nga shteti se kishte gjashte vjet me qira, tjetri tregonte se ishte i persekutuar e me rradhe. Me kishte merzitur tragjedia vete, por kjo me shtoji me shume. Nje shoqeri e tille eshte pa vlere, si ne te keqe ashtu ne te mire. Politika e poshter e jona eshte thjesht pasoje e pasqyre e kesaj shoqerie. Kam pare nje grua sote ne hotel ne Durres, kur u pyet a i kishte pesuar dem shtepia, jo tha por ne hotel ndihem e sigurt, nderkohe qe ne cadra ka njerez qe kane humbur gjithcka. Cfare pritet pra nga shteti kur ne shoqeri halli i gjithsecilit ka me shume prioritet se te tjeret. Normal qe dhe shteti do jete i tille. Solidarizim nuk eshte te japesh nje qese ushqim, por te ndash me tjetrin dhimbje te vihesh ne siklet vete per te lehtesuar tjetrin. E kuptoj qe jashte eshte ftohte por ne jemi te zhveshur nga cdo virtyt me sa duket, prandaj mberdhime me shume. Ndryshe nga shume sote me vjen megjithe mend zor. Te vetmim qe benin shyqyr Zotit te Madh qe ishin gjalle me femijte dhe falenderonin njerezit per ndihmen ishin ne pergjithsi nga veriu i Shqiperise, ata qe shume i cilsojne si “malok” e “zaptues”, dhe te vetmit qe kane hapur shtepite e tyre per njerezit nga Durresi jane Shqipetaret e Kosoves, kurse ne mjaftohemi me nje qese ushqime sa per te shplare koshjencen. Trashegofshin Shqiperine keta lloj njerezish te mire se ndryshe na mori lumi. Ne nuk kemi gje ne dore per termete vullkane e semundje por cfare kemi ne dore eshte qe po vuajtem te vuajme me dinjitet, e po te gezohemi te gezojme me te tjere, e te bejme shyqyr Zotit per gjithcka.

  16. I njejti shkrim i njejti autor e njejta ndjesi prej neverie. Paketo, riciklo te njejten teme. Edhe thone pse ikin shqiptaret.

  17. @@@@ I paemer ,qeke tamam terreaapp fare.Proze apo ese,qeke nje mut muti,na cave bythen me verejtje femijesh.Edhe Blushit eshte prekur shume ,edhe LIBRA do mblidhet neser ,…booll ,na Cate sumen me llac dhe balte.

  18. “no doubt that George Soros controls a very large part of the career foreign service of the United States State Department. He also controls the activities of FBI agents overseas who work for NGOs — work with NGOs.

  19. Soros began devoting larger parts of his resources to international drug legalization, euthanasia lobbying, color revolutions and other regime change programs under the guise of “Human Rights” organizations which have done a remarkable job destroying the sovereignty of Sudan, Libya, Iraq, and Syria to name a few. Since the economic crisis of 2008-09 (which his speculation helped create through unbounded currency and derivatives speculation), Soros has begun to advocate a new world governance system centred on what has recently been called the “Green New Deal” which has less to do with saving nature, and everything to do with depopulation…………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *