• |
ide | kryesore

Europa League/ Ankth kualifikimi për Romën, vendi i parë në lojë për Manchester United

F1, Sport



Raundi i pestë i fazës së grupeve në Europa League do të vendosë piketa të rëndësishme për kualifikime, edhe pse një pjesë e mirë e të mëdhave kanë siguruar 1/16 e kompeticionit. Kjo nuk vlen për Romën, që nuk mund të gabojë në dy ndeshjet e fundit për tu kualifikuar në grupin J e për Manchester United, që rrezikon vendin e parë nën presionin e AZ Alkmar në atë L.

Nga të mëdhatë, ose ata që pretendonin fitoren finale të turneut, Lazio i ka larë duart, ndërsa Sevilla në grupin A ka siguruar edhe vendin e parë dhe kur të presë ish-skuadrën e Ansi Agollit, Qarabag, në Ramon Sanchez Pizjuan gjërat do të jenë të vendosura. E njëjtja situatë edhe për Arsenal, që në grupin F ka dominuar pa asnjë humbje dhe në shtëpi do të presë Frankfurt që ka 4 pikë më pak. Gjermanët luajnë kualifikimin me Standard, por vështirë se mund të shpresojnë ti marrin pikë Gunners në Londër.

E komplikuar është pozita e Romës së Paolo Fonseca: verdhëkuqtë janë në vendin e tretë me 5 pikë po aq sa Borussia Mönchengladbach, porn ë transfertën me Basaksehir, që kryeson me dy pikë më shumë, duhet të dalë fituese. Italianët e kanë komplikuar shumë pozitën, por shanset janë ende. Manchester United është i shqetësuar vetëm për vendin e parë, kur të udhëtojë drejt Kazakistanit për tu ndeshur me Astana. Jo më tepër për rezultatin ndaj skuadrës që nuk ka marrë asnjë pikë në grup, sesa në projeksion të përballjes në raundin e fundit me AZ Alkmar, që ka vetëm dy pikë më pak dhe në mbrëmje luan në shtëpi me Partizanin e Beogradit.

NDESHJET

EUROPA LEAGUE – GROUP A
21:00 F91 Dudelange ? – ? APOEL Nicosia
21:00 Sevilla ? – ? Qarabag FK
EUROPA LEAGUE – GROUP B
21:00 Lugano ? – ? FC Koebenhavn
21:00 Malmoe FF ? – ? Dynamo Kyiv
EUROPA LEAGUE – GROUP C
16:50 FC Krasnodar ? – ? Basel
16:50 Trabzonspor ? – ? Getafe
EUROPA LEAGUE – GROUP D
21:00 Rosenborg ? – ? LASK
21:00 Sporting CP ? – ? PSV Eindhoven
EUROPA LEAGUE – GROUP E
21:00 Celtic ? – ? Rennes
21:00 Lazio ? – ? CFR Cluj
EUROPA LEAGUE – GROUP F
21:00 Arsenal ? – ? Eintracht Frankfurt
21:00 Vitoria de Guimaraes ? – ? Standard Liege
EUROPA LEAGUE – GROUP G
18:55 Feyenoord ? – ? Rangers
18:55 Young Boys ? – ? FC Porto
EUROPA LEAGUE – GROUP H
18:55 CSKA Moscow ? – ? Ludogorets Razgrad
18:55 Ferencvaros ? – ? RCD Espanyol
EUROPA LEAGUE – GROUP I
18:55 Oleksandriya ? – ? Wolfsburg
18:55 Saint-Etienne ? – ? Gent
EUROPA LEAGUE – GROUP J
18:55 Istanbul Basaksehir ? – ? Roma
18:55 Wolfsberger AC ? – ? Borussia Mönchengladbach
EUROPA LEAGUE – GROUP K
18:55 Besiktas ? – ? Slovan Bratislava
18:55 SC Braga ? – ? Wolverhampton Wanderers
EUROPA LEAGUE – GROUP L
16:50 FC Astana ? – ? Manchester United
18:55 AZ Alkmaar ? – ? Partizan Beograd



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *