• |
ide | kryesore

FOTO/ Kosovari që 20 vjet më parë erdhi për t’i shpëtuar luftës, sot ndihmon në Thumanë

Lajme, Të fundit

Kosova ishte ndër shtetet e para që i erdhi në ndihmë Shqipërisë pas goditjes shkatërrimtare të tërmetit 6.4 ballë, i cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të shumta materiale.


Trupat e shumtë të Forcave të Sigurisë së Kosovës kanë dhënë një ndihmë të vyer për nxjerrjen nga rrënojat gjallë të disa personave. Krahas njësive të FSK-së, kanë ardhur edhe forca të policisë së Kosovës.


Një prej tyre është dhe Hasan Mulaj i cili ka publikuar në rrjetet sociale dy foto, ku në njërën është ai në vitin 1999 në Shqipëri, ku ishte strehuar në Kukës për shkak të luftës, ndërsa në tjetrën shfaqet Mulaj duke ndihmuar qytetarët në Thumanë.

Krahas fotove ai shkruan; “I njëjti destinacion, i njëjti qëllim. Dora për ndihmë. 20 vjet më parë për ta kërkuar, 20 vjet më pas ta kthyer. Gjithmonë mirënjohës”.

4 Comments

  1. Ore hiqini keto « kosovari », shteti i pare kosova qe ndihmoi shtetin shqiperia.. Jane Po aq shqiptare ata te republikes se Kosoves sa ç’ jane dhe Ata te republikes se Shqiperise! Perndryshe nuk shpjegohet ndihma vellazerore qe i beme njeri tjetrit ne 1999 apo sot ne nentor te 2019-es!!!

  2. po mir beri, mos harroni qe pervecse gjate luftes ne kosove qe erdhi per te shpetuar dhe sot qe ka ardhur per te ndihmuar, ka qene dhe qindra here ne durres per te bere plazh. me bashkefamiljaret e tij, kshu qe i takon te na japi nje dore ne kete dite te veshtire

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu