• |
ide | kryesore

Kanté i kërcënuar me vdekje nga ish-menaxheri i tij: ambicja për të drejtën e imazhit degjeneroi deri këtu

Sport



Një debat për të drejtën e imazhit dhe se kush duhej të administronte prokurën e N’Golo Kanté ka nisur rivalitetin mes dy menaxherëve, duke e transformuar në një cështje shumë më të rëndë që do të conte në kërcënim me vdekje për futbollistin kampion bote.

Lajmin e ka bërë të ditur L’Equipe që shpjegon se në momentin e transferimit të mesfushorit francez nga Leicester tek Chelsea, Kanté kishte vendosur të ndryshonte menaxher, duke gjeneruar pakënaqësi që u shndërruan në një tentativë intimidimi, mashtrimi e kërcënimesh për të dhe menaxherin e zgjedhur.

Kanté kishte vendosur të ndryshonte menaxher dhe kishte derdhur një shumë prej 150 000 euro për tu larguar nga Nouari Khiari. Shumë që vetë menaxheri e ka konsideruar shumë të ulët, duke parë vlerën e mesfushorit. Që aty ka nisur tentative e presionit dhe denoncimi i bërë nga francezi e menaxheri i tij aktual Abdelkarim Douis që pranojnë se janë kërcënuar me vdekje në një takim mes palëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *