• |
ide | kryesore

Klopp, Ancelotti e ndeshja e boksit: “Jam ca më i ri se Carlo”

Sport



Të gjithë kanë macen e tyre të zezë e Jürgen Klopp, duket se e ka personalisht me Carlo Ancelotti. Cështje e komplikuar, sepse të dy kanë raport shumë të mirë personal: gjërat bëhen problematike te rezultatet. Sa herë që skuadrat e teknikut kampion Europe përballen me ato të teknikut nga Reggiolo, gjërat nuk shkojnë gati kurrë si Klopp do të donte, e fundit 1-1 në Anfield që e lë Liverpool në rrezik për kualifikimin.

E kur ia thonë… gjermani nuk e merr mirë. Sipas asaj që bën të ditur Goal, në konferencë shtypi trajnerit të Liverpool i është kërkuar një gjykim për ndeshjen, duke e krahasuar me ndeshje boksi. Pyetja klasike se kush do të fitonte ndeshjen me pikë. Përgjigja e Klopp ishte po aq klasike, duke e kthyer në… personale. “Ndershmërisht nuk ma ndjen se kush do të fitonte një takim boksi. Edhe pse jam ca vite më i ri se Carlo, kështu që shpresoj se do fitoja unë, por nuk jam shumë i sigurtë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *