• |
ide | kryesore

Ky kryeministër i fiksuar pas luksit, që na e ka lënë arkën bosh

2, Ide



Kosova dhe fqinjët, të mirëpajisur dhe efikasë në zbulimin e fatkeqëve të ngecur në rrënoja.

Tanët, përlotës, kurajozë, heroikë në përpjekjet e tyre përtej mundësive, por në një pikë, bëhen edhe vetë për oksigjen, njëjtë me viktimat.

Nuk kanë mjete të mjaftueshme, logjistikë, trajnime, organizim.

“Nuk ka fonde”…

Edhe hezitimi për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme lidhet me mungesën e fondeve.

Po pse?

Pse e ka arkën bosh një ekzekutiv që ka rritur taksat përditë?

E vërteta është e thjeshtë deri në fyerje.

Miliarda janë shpërdoruar në koncesione të pamenda gllabëruese.

Miliarda në mbifaturime veprash publike.

Miliarda në dëmshpërblime, gjyqe, gafa e gabime; cektësi e skajshme në shërbim të narcizmit të sëmurë politik.

Shqipëria e skamur e shkëlqimit fals projekton kulla dubaiane dhe ndërton “bizhura”.

Shqipëria ka një kryeministër të fiksuar pas luksit në jetën private dhe financat publike.

Por zhvillimi real nuk është telajo pikture me ngjyra para dhe bosh nga pas.

Ndaj shpëtuesi i rrudhosur në foto të cilin timonieri shijemadh e përzgjodhi se quhet “Luan” ka fytyrën e zbehtë të mjerimit migjenian.

Ne, të bizhuve nuk kemi rrogë dhe kasko për luanët.

Ama ne të bizhuve kemi politikanët më të bukur në botë që shkëlqejnë firmato.

Ne të bizhuve kemi paradë “alta moda” në oborrin e Parlamentit çdo të enjte.

Aliut ia ka fajin Kadriu, Kadriu duhet të heshtë se përballë është Saliu.

Asnjë lidhje Aliu me humanen, ndjeshmërinë, ritmin e një zemre majtas.

Shfajësime të përditshme, batuta karagjozësh, vetëlëvdata.

Alibabëzia e zbrazi arkën.

Arti i fjalëve boshe nuk e rimbush dot.

Një leshko i pispillosur që magjeps të verbërit me hartime.

Një popull shpirt topitur.

Një klasë politike barkngopur dhe shpirtzbrazur.

Një lëmsh i ngatërruar hidhërimi pa fund.

Për viktimat dhe ata që rënkojnë gërmadhave.

Fëmijë, nëna me fëmijë.

Do ishin më pak nëse shteti i tyre do ish vërtet i tyre.

Qoftë me kaq se lëkundjet vazhdojnë. /gazetadita/



13 Comments

  1. mut hani e edverin mbani,pak jua ka ber enveri qfare po ju ben i biri i stalinit dhe milladinit qelbi rama.ta gezofshi edhe zahon.

  2. Mos ma shani Edvinin se e ka nena stilist corapesh dhe kollaresh. I kam thene nuk je per politike, por vazhdon me te tijen se nuk rri do pa luks.

    1. JO OR JO , JANE KURVAT MAVI QE E VOTOJNE DHE NUK KANE TE SOSUR ME LEPIRJE BYTHESH VETEM E VETEM TE JENE NE PUSHTET PAÇKA SE PO JU SHKERDHEHEN GRATE ME KALLOM .
      NEJSE DAVA KURVASH TE KUQE , DAVA PROSTITUTASH MORALISTE

  3. Luks dhe modë. Si nuk u ngop për gjithë këto vite si kryebashkiak i Tiranës? 20 përqindshi nuk i mjaftoi asnjëherë. PPP- jo e jo. Tenderat pa tender me 4 – 5 fishin e çmimit e bënë lugat, të babëzitur. Gjithë ajo drogë e kultivuar me bekimin e tij dhe kujdesin e 3 ministrave që punuan aq me përkushtim ndaj padronit dhe nuk e ngopën asnjëherë. I meremetoi zyrat, vuri kërpurdhën, veshi atletet, branavekët, duke çuditur edhe majmunët, papagallët apo kaceleritë evropiane, por , prapë mendon për lukse të tjera dhe stilime ekstravagante. Tani po kënaqet me mjekrën. Mendon se i ngjan Ismalit, Skenderit të Spiropalit dhe po merr tipare “ burrërore.” Le të shpresojmë se një ditë çdo teprim do t’ i kthehet në çmimin që duhet të paguajë për gjithë këto çmendurira pa cak e anë. Teprimi ka gobinë, thotë një fjalë e urtë popullore.

  4. prit se do vije ervin karanxha prokurori i paperlyer ,e do te akuzoje bushatin dhe shkullakun per lajme te rreme dhe terror

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *