• |
ide | kryesore

Luftë trajnerësh – Moreno i përgjigjet Luis Enrique: “Po të mos isha unë, nuk do ishte këtu tani”

Sport



Polemikat e forta rreth kombëtares spanjolle pasurohen me një kapitull të ri. Pas akuzave për “pandershmëri” të bëra nga Luis Enrique për ish-trajnerin e Spanjës gjatë mungesës së tij, Robert Moreno është përgjigjur në konferencë për shtyp: “Akuza të padrejta, presidenti federal më tha se do të isha trajner deri pas Europianit e ende sot nuk e kuptoj përse Luis Enrique më largoi. Ka thënë gjëra që nuk i meritoj”, ka thënë Moreno, duke i kujtuar Enrique dicka që ndoshta e ka harruar: “Nëse nuk do të kisha pranuar të merrja vendin e tij kur iu desh të bënte mënjanë për probleme që i dimë, sot nuk do të ishte ai trajneri i Spanjës”.

Fjalët e Luis Enrique në konferencë kanë provokuar reagimin e fortë të Morenos që ka dashur të përgjigjet, në një konferencë për shtyp, pa lejuar pyetje, me versionin e tij të fakteve. “E thërrita urgjent këtë konferencë për të mos lënë të kalojë shumë kohë, pasi u sulmova në mënyrë të padrejtë, prandaj dua të jap gjithë informacionet dhe anën time të historisë. Fillimisht dua të falenderoj Luis Enrique për nëntë vitet e kaluar së bashku, kam mësuar shumë prej tij. Falenderoj edhe lojtarët që ende më shkruajnë. Tani të tregoj gjërat që të kuptoni situatën, edhe pse nuk ishte kjo që do të doja”.

“Pas tërheqjes së Luis Enrique, në 19 qershor presidenti i federatës spanjolle më thërriti për të më thënë se projekti ishte në duart e mia deri pas Europianit. Unë nuk i thashë që pranoja, deri kur mora lejen e Luis Enrique përmes Joaquin. Mu desh të bëja një hap ëprpara dhe e bëra. E të jetë e qartë se nëse nuk do ta kisha bërë, sot ai nuk do të ishte trajner i Spanjës, sepse do të ishte zgjedhur dikush tjetër”.

“Në një takim të parë më tha se ishte krenar për punën e madhe që ishte bërë. Pastaj ndodhi aji që ndodhi në familje dhe një javë më pas shkova ta ngushëlloja e ti jepja gjithë mbështetjen time. Në atë rast i thashë se nëse do të vendoste të kthehej, do të bëja mënjanë, por më tha se besonte tek të gjithë në staf vec meje. Aty pyeta veten cfarë kisha bërë të gabuar. Pastaj në Cadiz kuptova për herë të parë se donte të kthehej në krye të Spanjës”.

“Meqë jam një person i ndershëm dhe korrekt – vazhdoi Moreno – i thashë Molinas se duhet të binim dakord për daljen time nga skena. Akoma edhe tani nuk e di përse Luis Enrique nuk më do me vete e nuk e di nëse do ta mësoj ndonjëherë. Nuk e shpjegoi edhe në konferencën e tij për shtyp. Unë jam i pari që jam i kënaqur që Lucho u kthye dhe shpresoj që kjo Spanjë të fitojë Europianin, por më ka etiketuar me dy gjëra të këqija që nuk i kam”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *