• |
ide | kryesore

Policia e Ramës në aksion kundër mediave/ Procedim penal për drejtuesit e “Jeta osh qejf”

Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama ka nisur të vërë në zbatim dëshirën e tij të kahershme për të mbyllur zërat kritikë të qeverisë së tij. Dhe për të bërë këtë po shfrytëzon tërmetin katastrofik që ka goditur vendin. Pas paralajmërimit të mëngjesit të së enjtes, në mbrëmje policia e shtetit njoftoi se ka nisur procedimin penal për administratorët e faqes online “Jeta osh Qef” për publikimin e lajmeve të rreme.

Shkak për të ngritur akuzat ndaj tyre është bërë raportimi për numrin e viktimave në morg. Në deklaratën e drejtorit të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Policinë e Shtetit Lutfi Minxhozi thuhet se janë proceduar penalisht shtetasit Erland Dalliu, 29 vjeç banues në Tiranë dhe Gentian Çengeli, 39 vjeç banues në Tiranë, administratorë të faqes së internetit Jeta Osht Qejf.

“Këta shtetas, nëpërmjet faqes nën administrim të tyre, kanë lejuar publikimin e njoftimeve të rreme, të cilat mbjellin panik tek qytetarët. Konkretisht, kjo faqe në datën 28.11.2019 ka shpërndarë një lajmërim, në të cilin aludohet për një numër të madh viktimash të gjendur në morgun e Tiranës” –thuhet në deklaratë.

“Menjëherë pas publikimit të njoftimit, nga strukturat e specializuara të hetimit të krimit kibernetik, krimit ekonomik e financiar dhe strukturat e hetimit Antiterror janë kryer veprimet procedurale për të dokumentuar publikimin e këtij njoftimi dhe njoftimeve të tjera të kësaj natyre. Nga verifikimet e kryera rezultoi se ky njoftim ishte tërësisht i rremë dhe dashakeq duke synuar përhapjen e panikut e frikës tek qytetarët” –thotë policia e shtetit.

Por ky procedim duket se bie ndesh me parimet pasi për duhet të vendosë gjykata nëse një media, qoftë edhe online ka shkelur ligjet. E tepërt duket që për këtë lajm është angazhuar një drektori e rëndësishme në policinë e shtetit si ajo e antiterrorit. Duket se synimi është që të krijohet një ndjenjë frike te mediat kritike duke shfrytëzuar ligjin për gjendjen e jashtëzakonshme. ©LAPSI.al

15 Comments

    1. ””’ I lane njerzit ne meshire te katastrofes ??? ”” , Pse na hap barkun me propagande bajate.
      Debil)e) nuk je , por po vepron si nje i (e) tille.

    2. Shume mire jua kan ber se vetem politik bejn te ajo faqe. Dhe gjasme komentojn njerz por te 50% jan adresa fallco. Shikoni me kujdes profilet qe komentojn dhe do kuptoni se cfar ndodh. Per mua eshte nje faqe propogande.

      1. O kafshe po mediat manipulojne ne gjithe boten edhe ketu ne amerik te çajne trapin me rrena po ska pune shteti e policija ti fus ne burg hidhi ne gjygje po deshe po mire e keni popull dele perkrah ket diktator mire tjau beje pak e keni

  1. Te marret luajne gjithmone ate lojen: ma hapni rrugen se jam i cmendur. Jane bere mjeshtra te kjo loje. Ose mballosen me mall si shefi i madh nga mengjesi ne darke.

  2. beni kritik kur duhet.nuk quehet media jeta eshte qefe se nuk ben gazetari.dhe ti nuk mund te hapesh panik me thashetheme.nuk po i ben kritika qeverise.po hap panik ne popull pa verifikuar lajmet.ju te lapsit nuk do ta benit kurre sado qe jeni kritik me ramen.nuk mund te genjesh dhe genjeshtra jote te bej te vuaj te tjeret.nuk jam dakort.mjekun nuk e ben dot nje marangoz.dhe as gazetarin nje njeri nga rruga.

  3. ne fakt si mund te thuesh jeta esht qejf kur kta punojn nate e dit tja nxijn jeten atij populli , kjo e fundit s’esht tjeter veç vertetojn se per çka punon ajo qeveri

  4. Me sa duket, shteti po shfrytëzon kete kohë të paqartë per te hequr qafe portalet kritike ndaj tij, gjoja ne emer te “sigurise kombëtare” apo “lajmeve te rreme”.
    Po sikur portali te jete bere hack nga persona dashakeqes kastile per ta mbyllur, po sikur te jete veprim pa te keq me qëllimin për te ndihmuar njerëzit, etj? Po direkte proçedim dhe mbyllje!!
    Kjo pune bie ere te keqe dhe atyre te qeverisë qe e ben këtë i kujtoj fjalen: Ujku mjergull don.

  5. E kane bere lajmin e rreme dhe i dalin per zot kaq e thjeshte eshte,ata jane burra te vertet jo si ju kurvat,beni punen tuaj si duhet dhe nuk ju vjen njeri te dera

  6. Falje per typon, “i lane njerezit ne meshire te fatit dhe prag katastrofe” duhet te ishte.
    Nuk eshte propagande po eshte realitet.
    Nuk te ofendoj se ste njof po zoti ju ruajt nga “droga” qe pinte ai mavria qe i shkoni mbrapa.

  7. Keta te joq me shume si kalamanj te papjekur sesa te keqinj. Lajme leshi japin…. shikoni si ja dhjet filani filanit, bisha luksoze me 110 ne ore, kush eshte pronari, shikoni si vishet kushuriri i xinzes, i hoqi breket ne skene, cfare tha modelja ne banjo……. mediat profesioniste nuk jane kshu kaq vari lesht, verte jemi ne ekonomi tregu por duhen rregulla. Keta qe administrojne kete portale duhet te edukohen njehere pastaj te shkruajn. Liria nuk eshte dicka qe te abuzosh ……

    1. Edhe kte e vendos harbuti qe ska as edukate e as di te flase si njeri jo me te shkruaje. O ju hengert mortja per nje sufllaqe beheni gazi botes me idiotsite qe shkruani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu