• |
ide | kryesore

“Ronaldo nuk është më i shpejtë”: Capello i tregon portugezit limitet

Sport



Cristiano Ronaldo është përsëri në shënjestër pas paraqitjes pa lënë gjurmë të martën në mbrëmje ndaj Atletico Madrid në Champions League. Sulmuesi portugez nuk është në formën e tij më të mirë dhe duhet të administrohet në ndeshjet e ardhshme për të rekuperuar plotësisht problemi në gju. Gjashtë golat e tij në 15 ndeshje, vetëm një në pesë ndeshje të Champions, janë një rënie shumë e madhe duke marrë në konsideratë numrin e golave në dhjetë sezonet e kaluara, gjë që e vendos portugezin nën zjarrin e kryqëzimit të opinionistëve.

Më i ashpër me të, edhe një herë është, Fabio Capello, që, pasi e ka sulmuar dy javë më parë për mikrofonët e Sky, është kthyer të shënjestrojë CR7. “Tashmë Cristiano Ronaldo ka humbur shpejtësinë dhe sprintin. Në atë kundërsulm në kohët e Real Madrid do të kishte shkuar në portë e do të shënonte gol, tani rikuperohet nga mbrojtësit. Më lejoni të jem i qartë, brenda zonës është përsëri numri një, më i miri në Botë. Por vuan mbulimin e mbrojtësve. Duhet të niset nga jashtë, sepse nuk mund të bëjë qendërsulmuesin si Higuain”, ishin fjalët e Don Fabios që nuk mund të kalonin pa debat.

Mbrojtësi i Ronaldos këtë herë ka qenë Sarri, i cili është shprehur kështu për situatën e portugezit: “Fizikisht e kam parë mirë, edhe në fund ka kërkuar të na japë një dorë. Shihet që ka ende për të shpenzuar. E lashë në qendër sepse shpresoja të gjente golin që do të mund ta zhbllokonte”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *