• |
ide | kryesore

Shqipëria nuk gjen qetësi nga tërmetet, shkon në 41 numri i viktimave

Kryesore, Lajme



Toka nuk gjen qetësi në Tiranë e Durrës. Pak caste më parë ka pasur lëkundje të tjera sizmike. Epiqendra e tërmetit ka qenë sërish Deti Adriatik. Lëkundjet ishin me magnitudë 3.9 ballë të shkallës rihter. Më herët gjatë paradites ka pasur dy lëkundje të tjera të njëpasnjëshme, me magnitudë 4.4 dhe 5.1 ballë.

Njerëzit vijojnë të jenë në panik. Shumë banorë të Durrësit po largohen nga qyteti duke kërkuar strehim të përkohshëm tek të afërmit në zona të tjera të vendit, kryesisht në jug dhe juglindje.

Deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 41 vetë. Forcat e emergjencave po vijojnë nën gërmadha operacionin e kërkim-shpëtimit në Durrës, Thumanë e gjetkë.

Gjasat për të mbijetuar janë të pakta. Ndërkohë shumë ndërtesa të tjera po rrezikojnë të shemben për shkak të lëkundjeve të tjera sizmike gjatë këtyre dy ditëve. Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e sotme të qeverisë ka kërkuar që të mos vijohet më me dërgimin e ndihmave ushqimore apo veshmbathjeve sepse s’kanë ku depozitohen.

©LAPSI.al 


2 Comments

  1. Rroft koncesioni i kepit te rodonit. Fale ketij koncesioni , ekspertet mund te parashikojne termetet. ? gjetët gaz ? Apo nafte ? E keni te lehte edhe me depozitmet e lendeve te demshme, direkt mrapa portit. U qifsh ne bythe deri ne vdekje o shqiptar o popull laskar.

  2. Ka dhe nje koncensin gazi dhe nje tjeter mu ne mes te deti afer Durresit. Largqofte nje avari dhe i gjithe Durresi hidhet ne ere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *