• |
ide | kryesore

Tuna Sejdiu bëhet me Kryqin e Kuq për të ndihmuar

Paparazzi, Slider



Edhe Tuna Sejdiu është shprehur e gatshme për t’i ndihmuar qytetarët në Shqipëri.

Tërmeti prej 6.4 shkallë të rihterit që goditi dje Shqipërinë, ka marrë jetën e shumë personave, shumë të tjerë janë lënduar, kurse dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha. I gjithë populli shqiptarë janë mobilizuar për t’i ndihmuar qytetarët e Shqipërisë, që janë prekur na ky tërmet.

Në mesin e tyre edhe këngëtarja Tuna Sejdiu, e cila në bashkëpunim me Parkland Hospitality Group dhe Kryqin e Kuq në Shkup, do të mbajë konferencë për medie, me qëllim apelin për ndihmë ndaj familjeve në nevojë.

Konferenca do të mbahet nesër (e enjte) me fillim nga ora 11:00 në Shkup.

KY ËSHTË NJOFTIMI I PLOTË”

“Të nderuar anëtarë,

Parkland Hospitality Group me mbështetjen e Kryqit të Kuq Shkup dhe sëbashku me iniciativën e Tuna Sejdi ju fton në konferencë për shtyp, me qëllim; apel masiv per ndihme ndaj familjeve të prekura nga fatkeqësia në Shqipëri. Pjesmarrja dhe përkrahja juaj si komunitet biznesi do të ketë vlerë të madhe dhe do të shtojë vëmendjen e këti mesazhi për mobilizim në këto çaste, që ju drejtohet gjithsecilit prej nesh si individ apo komunitet biznesesh. Ngjarja do të mbahet në restoran Four, nesër (e enjte) me fillim në ora 11:00”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *