Sevilla nuk zhgënjen pritshmëritë dhe mbetet e pamundur, me vetëm fitore, në Europa League. Dështon ti qendrojë në shina Arsena, që pëson humbjen e parë të grupeve, duke komplikuar vendin e parë tashmë, ndërsa Sporting i Bruno Fernandes bën poker në portën e PSV Eindhoven.
Gil dhe Dabbur likuiduan Qarabag në Ramos Sanzhez Pizjuan, duke i dhënë Sevilla fitoren e pestë në po aq ndeshje. Andaluzianët kryesojnë të sigurtë me 15 pikë, përpara Apoel me 7, që shkoi të fitonte në transfertën luksemburgase me Dudelange. Qirpriotët e kanë siguruar një vend në 1/16 e turneut, me diferencën e ndeshjes direkte me Qarabag, edhe në rast se humbasin në ndeshjen e fundit me Sevilla dhe azerët fitojnë me Dudelange.
Spektakël e gola në Malmoe, ku djegja e statujës së Ibrahimovic, nuk i kishte hequr dëshirën suedezëve, që kanë mposhtur 4-3 Dinamo Kiev, duke i marrë vendin e dytë ukrainasve. E megjithatë në ndeshjet e fundit do të vendoset edhe se cila skuadër do ti bashkohet Kopenhagen, që edhe këtë mbrëmje mundi 0-1 Luganon, në raundin tjetër.
Sporting konfirmon vendin e parë me një poker kundër PSV Eidhohen, që nuk i la asnjë mundësi hollandezëve. 12 pikë për portugezët që duhet të ruhen në ndeshjen e fundit nga LASK, një surprizë e vërtetë, fituese 1-2 edhe në transfertën me Rosenborg. Dy gola të Bruno Fernandes, i karikuar nga ndryshimi i klauzolës së zgjidhjes së kontratës në 100 milionë euro, kanë ndihmuar portugezët të shkatërrojnë Eindhoven në fitoren më të thellë të mbrëmjes.
Celtic nuk diskuton asgjë në Grupin E, me fitoren në shtëpi 3-1 ndaj Rennes. 13 pikë për skocezët që e kanë siguruar vendin e parë, ndërsa Cluj mundet nga Lazio e rezervave, duke lejuar italianët të vijnë tre pikë larg një ndeshje nga fundi. Correa shënoi golin vendimtar për skuadrën e Simone Inzaghi, që megjithatë me 6 pikë, nuk i ka shpëtuar zhgënjimit për këtë përfaqësim europian.
Në grupin F Arsenal komplikon punët cuditërisht në Emirates, kur pëson humbjen e parë të kësaj fushate, duke dalë i mundur 2-1 nga Eintracht Frankfurt. Londinezët e Emery janë dorëzuar përballë gjermanëve, edhe pse kaluan të parët në avantazh me Aubameyang në fundin e pjesës së parë. Në 9 minuta më pas, Kamada përmbys Gunners, duke e ngjitur Frankfurt me 9 pikë, një larg Arsenal. Në javën e fundit tashmë Standard Liege do të bëjë të pamundurën të përfitojë në sfidën me anglezët, duke shpresuar që Frankfurt të ketë probleme me Vittoria Guimaraes.
REZULTATET
EUROPA LEAGUE – GROUP A
F91 Dudelange 0 – 2 APOEL Nicosia
Sevilla 2 – 0 Qarabag FK
EUROPA LEAGUE – GROUP B
Lugano 0 – 1 FC Koebenhavn
Malmoe FF 4 – 3 Dynamo Kyiv
EUROPA LEAGUE – GROUP C
FC Krasnodar 1 – 0 Basel
Trabzonspor 0 – 1 Getafe
EUROPA LEAGUE – GROUP D
Rosenborg 1 – 2 LASK
Sporting CP 4 – 0 PSV Eindhoven
EUROPA LEAGUE – GROUP E
Celtic 3 – 1 Rennes
Lazio 1 – 0 CFR Cluj
EUROPA LEAGUE – GROUP F
Arsenal 1 – 2 Eintracht Frankfurt
Vitoria de Guimaraes 1 – 1 Standard Liege