• |
ide | kryesore

Video/ Europa League: United përmbyset 2-1 nga Astana, vendi i parë në rrezik

Sport, Video



Tre pikët e para të fushatës eleminatore në grupin L, Astana i merr kundër Manchester United. Befasuese disfata e Djajve të Kuq në Kazakistan, edhe pse Solskjaer kishte rreshtuar shumë të rinj në formacion. Avantazhi i United është me golin e Lingard, por anglezët rikuperohen më pas në 2-1 (gola të Shomko e autogol i Bernard). United do të humbte vendin e parë të grupit L, nëse AZ Alkmaar fiton me Partizan Beograd.

Ole Gunnar Solskjaer e kishte nënvleftësuar më shumë se duhej transfertën me Astana, e eksperimenti në formacion pasi pasoja: nëntë në 11 titullarë vinin nga skuadrat e moshave, mesatarja në fushë është 21.6 vjec. E të mendosh që portieri Grant është 36 (futbollisti më i vjetër që debuton me Djajtë e Kuq në kompeticionet e rëndësishme europiane). Kjo nuk është se po i ndikonte United, të paktën në 45 minutat e para: Lingard në të 10′ kthehet në gol pas 28 ndeshjesh me një goditje të fortë nga jashtë zone. 1-0 duket si themeli i një fitore të lehtë, por vendasit organizohen dhe gjejnë barazimin me diagonalen e Shomko (56′).

Vetëm 7 minuta më pas krosimi i Rukavina devijohet në portë nga Bernard, duke fiksuar edhe dy golat e parë që pësojnë Red Devils në këtë edicion të Europa League, e që mund ti kushtojnë rëndë Solskjaer, që rrezikon vendin e parë të grupit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *