• |
ide | kryesore

Video/ Roma, stuhi drejt kualifikimit: AZ nuk i merr dot kreun United

F1, Sport, Video



Shumë barazime dhe fitore të skuadrave udhëtuese, por mes të mëdhave gabimin e pandëshkuar e bëri Manchester United, ndërsa Roma lëshohet drejt kualifikimit me tre gola në Stamboll, që ndryshojnë hierarkinë e skuadrës së Fonseca. Fiton në transfertë Porto, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt 1/16 ndërsa rezultati më spektakolar ishte 3-3 mes Bragës e Wolves.

E megjithatë më i paqarti mbetet grupi G, ku javën e fundit të gjithë janë në lojë dhe ata që nuk fitojnë dalin jashtë. Feyenoord bllokon 2-2 kryesuesit e Rangers, duke e lënë distancën mes të parit dhe të fundit 3 pikë. Përfitoi nga kjo situatë Porto, që shkoi të mposhte në Zvicër Young Boys, duke e barazuar me 7 pikë në renditje, vetëm dy mbi Feyenoord dhe një pas skocezëve.

REZULTATET

EUROPA LEAGUE – GROUP G
Feyenoord 2 – 2 Rangers
Young Boys 1 – 2 FC Porto
EUROPA LEAGUE – GROUP H
CSKA Moscow 1 – 1 Ludogorets Razgrad
Ferencvaros 2 – 2 RCD Espanyol
EUROPA LEAGUE – GROUP I
Oleksandriya 0 – 1 Wolfsburg
Saint-Etienne 0 – 0 Gent
EUROPA LEAGUE – GROUP J
Istanbul Basaksehir 0 – 3 Roma
Wolfsberger AC 0 – 1 Borussia Mönchengladbach
EUROPA LEAGUE – GROUP K
Besiktas 2 – 1 Slovan Bratislava
SC Braga 3 – 3 Wolverhampton Wanderers
EUROPA LEAGUE – GROUP L
FC Astana 2 – 1 Manchester United
AZ Alkmaar 2 – 2 Partizan Beograd



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *