• |
ide | kryesore

Atë çfarë Erdogan e bëri pas “puçit”, Edi po e bën pas tërmetit

2, Ide



Dallimi i vetëm në këtë krahasim është se në Shqipëri vërtet kishte tërmet. Sido që të jetë, ende pa u numëruar të gjitha viktimat, Rama e ka ndarë mendjen: po e dërgon Shqipërinë në rrugë dhe në territore të panjohura. Shqiptarët duhet ta dijnë, edhe diktatorët me të cmendur krimet i kanë kryer në emër të kauzave fisnike.

Nga Berat BUZHALA

Kur përfundoi dita e parë e konferencës “Last call for Journalism”, nën organizimin e Këshillit të Evropës, me të kthyer në hotel fillova ta shikoj një intervistë të Kryeministrit Edi Rama në emisionin Open në Top Channel.

Nga ajo që pashe dhe nga ajo që dëgjova më duhet të them që gjuha është shumë e varfër për ta përshkruar në mënyrë precize atë Stand Up tragjedi të kryeministrit të Shqipërisë, të përgatitur enkas për shqiptarët e trembur nga fatkeqësia natyrore në një emision që ishte titulluar në mënyrë apokaliptike: A ka shpresë?

Kryeministri i Shqipërisë e kishte zënë peng një gazetar dhe një kameraman të Top Channel, e bashkë me të edhe disa qytetarë që i kishin shpëtuar tërmetit por jo edhe Ramës. Prej asaj dhome ku Rama ishte ngujuar me të mbijetuarit e tërmetit, ai në një tiradë të gjatë, plot grimasa të cuditshme, po e ofendonte moderatoren e emisionit, Enin, mysafirët e moderatores së emisionit, gazetarët kudo që ndodheshin ata dhe këndo tjetër që nuk mendon sikur ai për tërmetin, por edhe në përgjithësi për jetën.

Në shikim të parë dukej që Muhamed Veliu është i kidnapuar nga Rama, por nëse e përcjellje më vëmendje të gjithë atë cfarëdo po ndodhte, mënyrën se si kryeministri i Shqipërisë po shprehej, atëherë e shihje që Muhamedi ishte vetëm një viktimë, sepse pengje të Ramës janë shefat e kolegut Veliu.

E pabesueshme. Cdo gjë aty ishte e inskenuar dhe teatrale. Rolin kryesor e kishte kryeministri Rama.

Mesazhi që dëshirohej të përcillej ishte ky: Kryeministri i Shqipërisë i lodhur dhe i rraskapitur, i mërzitur dhe i pikëlluar, i pagjumë dhe i paushqyer, që po i përziheshin madje edhe ditët e javës, po luftonte fyt-a-fyt, i vetmuar, madje edhe kunder fatkeqësive natyrore. Por që në këtë betejë kaq të madhe, kaq epike, kaq përfundimtare, më të madhën e jetës së tij dhe tonës, më të madhe se të gjitha betejat e Gjergj Kastriotit së bashku, ai jo vetëm që nuk po ndihmohej nga askush, por ai po pengohej nga faktorë të jashtëm, specifikisht nga gazetarët , të cilët nuk po e linin të qetë, po e defokusionin, po i rrezikonin jetërat e njerëzve me raportimet e tyre, që nuk dinin as të bënin pyetje e as analiza, që po rrinin gjithë ditën të ulur në studio, derisa ai po vraponte nga një gërmadhë në një tjetër për ta shpëtuar qoftë edhe një jetë të vetme.

“Ju që rrini gjithë ditën në studio, ju i dini të gjitha”, i thoshte Edi me iron dhe më kërcënim Enit, e cila po provonte që ta bënte punën e saj, por që tash nën presionin e njeriut më të fuqishëm në vend kjo gjë ishte bërë e pamundur.

Në asnjë pyetje të saj, bash në asnjë, Kryeministri Rama nuk u përgjigj në mënyrë normale. I hallakatur, i shfrenuar, pa terezi, i tërbuar, pa ekuilber mendor, ai vetëm po shkumonte. Nuk e dinte as vetë ai se cfarë po dëshironte. Kishte momente që frikësohesha për integritetin fizik të kolegut Veliu, ani pse ai nuk po rezistonte. Momenti kur Rama do ta merrte mikrofonin për ta goditur atë në kokë më dukej shumë real. Mirëpo Veliu bënte cdo gjë që ishte në mundësitë e tij për t’u nënshtruar para Ramës. E kisha një përshtypje që edhe ishte zvogluar qëllimisht fizikisht që të dukej sa më pak kërcënues. Ndoshta po bënte mirë që po vepronte kështu. Ai nuk po përballej me nje person normal. Në një moment provoi ta bënte një pyetje por nuk arriti dot. E shkeli Rama.

Pyetjet i bënte Eni.

Zoti Rama, sa mund të konsiderohen dëmet e tërmetit?

– Cfarë është kjo pyetje blla blla blla blla…

Zoti Rama, a do t’i ndihmojnë biznismenët shqiptarë të prekurit nga tërmeti?

– Cfarë është kjo pyetje, këto i dini vetëm ju që rrini gjithë ditën në studio, kurse unë po merrem me problemin blla blla blla….

Zoti Rama, a do të na ndihmojë bashkësia ndërkombëtare?

– Cfarë është kjo pyetje blla blla blla….

Zoti Rama, a do të merren masa ndaj atyre që i kanë dhënë lejet ndërtimore?

– Cfarë është kjo pyetje, unë kam para vetës njerëzit që po vuajnë blla blla blla…

Cdo gjë tjetër që dilte prej gojës së tij ishte “unë, unë, unë, unë”. Nuk e di përse nuk e tha edhe “… i dërguari i Zotit në tokë”. Në fakt, në një mënyrë edhe e tha, kur foli për idenë e tij “gjeniale për t’i akomoduar të pastrehet nëpër hotele” gjë e cila tha Rama nuk i kishte shkuar askujt në mendje.

Në një vend normal, në një shtet demokratik, në një shtet ku mediat janë të lira, intervista me Ramën do të duhej të përfundonte që në 30 sekondat e para, kur ai nuk po pranonte të intervistohej. Ai thjesht po abuzonte më mundësitë që kishte për ta nënshtruar një medium, e bashkë me mediumin edhe gazetarët e tij. Nënteksti i asaj cfarë ai po thoshte, ose cfarë ai dëshironte të thoshte, ishte ky: Ju gazetarët jeni qeniet më të shpifura që ekzistojnë, ndaj jush ndiej neveri, kurse për më tepër unë bisedoj vetëm me pronarët e juaj. Sigurisht që Topi nuk ia kishte pikën e fajit, sepse ata nuk është që po e provokonin, madje edhe pyetjet po i bënin me zë të ulët dhe të butë, por Rama kur po e shihte Muhamedin përpara po i dilnin Bushati, Shkullaku, Lubonja, Bejtja, e ndoshta edhe vogëlsia ime. Rama thjesht po e përdorte atë platformë për të kërcënuar këndo që kishte guxim për t’i dalë në rrugë, derisa ai po sakrifikohej për kombin. Meqë ishte në rol, meqë ishte pjesë e stratëgjisë së PR’it, Rama kohë pas kohe e përkdhelte atë gocën e gjorë që e kishte ulur afër. Ajo duhet të këtë qënë e trembur prej Ramës po aq sa prej tërmetit.

Mirëpo në Shqipërinë e nënshtruar dhe të poshtëruar, Ramës nuk i ndërpritet intervista, nuk i ndërpritet as ulurima e tij, nuk i hiqet as mikrofoni paçka që ai po i dehumanizon kolegët e atij cungut të pagojë që i ka rënë hise, ose që është përzgjedhur nga vetë Rama që ta mbajë atë mikrofon të turpit. Ai vazhdon të flas sa të dojë vetë, të përgjigjet cfarë të dojë vetë, të shajë dhe ofendojë kënd të dojë vetë.

Shqipëria dhe shqiptarët u plagosën rëndë nga tërmeti që i goditi ata gjatë kësaj jave. U bën bashkë që të gjithë për ta kaluar këtë pikëllim. Dikush i dha 1 milion, një tjetër ndoshta vetëm 1 euro, e një tjetër ndoshta vetëm një batanie, a një palë këpuca të vjetra. Esenca nuk është tek vlera sa është tek gatishmëria, te solidariteti. Vetëm një njeri nuk u bë bashkë me të tjerët. Ai është Edi Rama. Tërmeti që goditi Durrësin dhe Thumanën ishte shumë i rëndë, vrau dhjetëra qytetarë, pikëlloi miliona të tjerë, mirëpo më i rrezikshëm se sa ai vazhdon të jetë tërmeti që po e godet kokën e kryeministrit Rama. Fatkeqësisht ai nuk matet me shkallë të rihterit. Ai matet me nivelin e demokracisë, me nivelin e lirisë së shprehjes, me nivelin e cilësisë së jetës në Shqipëri. Ajo në Shqipëri cdo ditë po degradon.

Si duket, duke marrë mësim nga jarani i tij, Taip Recep Erdogan, i cili pas ‘puçit’ filloi arrestimin e gazetarëve, Rama e priti tërmetin për të nisur fushatën e tij. Madje jo vetëm gazetarët, ai ka filluar edhe arrestimin e qytetarëve që guxojnë të bëjnë share lajme nga interneti. Në emër të gjendjes emergjente. Diktatorët kudo në botë shumicën e krimeve i kanë kryer në emër të kauzave fisnike. Nuk më kujtohet të kem lexuar diku që Stalini, Kastro, Tito, Hoxha, ose kushdo tjetër, të ketë thënë “sivjet do të arrestojmë qytetarët tanë vetëm për pikë të qefit”.

Në ditën e dytë të konferencës së Këshillit të Evropës “Last Call for Journalism (thirrja e fundit për gazetari) diskutuam edhe për Ramën dhe Vucicin. Cdo kush i kishte vetullat e ngrysura.

Si duket, të gjithë ne duhet t’i shtrëngojmë mirë rripat. Demokracia në Shqipëri do të fillojë të matet me atë para tërmetit dhe pas tërmetit.



30 Comments

  1. Ik ore kokrre e legenit edhe ne keto raste sngele pa pellitur se dhe ti si rama je e mos me keq vdisni per pak emer e reklam

  2. qita merr ramen e ik hani banane putini,erdogani e vuqiqi ,se ju dhjerjet e stalinit vetem ket dini te beni.

  3. Ky Rama eshte nje egomamiak i terbuar. E shikoj keto dite qe vjen verdalle dhe flet vetem per veten. Shikojeni sa i lodhur jam; ju mendonit se jam i keq po ndoshta nuk jam as kaq i mire sa dukem tani; nuk dua te dal ne fotografi se pagjumesia prej termetit me ka shemtuar; trupat nga Kosova me kane eksituar etj. Ne cdo rast kerkon qe vemendja te largohet nga fatkeqesia dhe te kthehet tek mjekrra dhe citjanet e tij.
    As termeti, as nje lloj tragjedie nuk e shkund kete njeri e ta nxjerre te pakten 1 dite nga vetja. Jo, jo. Si guxojne keta te vdekur, te pastrehe e te plagosur ta spostojne vemendjen nga une, une, une?

  4. Shkrim i dobet qe merret me Ramen dhe jo me termetin.Buzhala eshte si Shkullaku (me dhelper) fshatar qe do te veten dhe jo analize sepse “fshati digjet dhe kurva krihet”.Buzhale je si kurve,pse nuk interviston ndonje te VV apo te LDK per termetin,por meresh me tallje loqesh.Ishte Skenderbeu qe shkruajti M.Barleti,eshte termeti qe shkruan Buzhala(askush nuk te degjon)

    1. Behesh i dyshimt dhe menjehere te jep idene qe je patriak i thekur kur flet ne kete menyre . Nese ka gazetar qe eshte i drejtperdrejte ky quhet Berat Buzhala . Shpata e ketij “samurai” pret sa majtas sq edhe djathtas kur shikon padrejtesi .

  5. Mjafton titulli per te kuptu cfare malli eshte. Po Macron-in pse s e fut ne shkrim ky? Keta filo-francezet shume vk jane. Gjithsesi, Rama n’burg

  6. Hahhahahah Berat – ‘nje gazetar qe i kishte shpetuar termetit, por jo edhe Rames’……
    Hahhahahahaha je i madh!
    Bravo.
    Sa per Mohhammmad Veliajn, ai eshte i lumtur qe e ka rrembuer Rama.

  7. E sakte edhe ajo per ate vajzen ne krah te Rames: “Ajo duhet të ketë qenë e trembur prej Ramës po aq sa prej tërmetit”
    EPIKE!

  8. O Zot cfare te ka bere ky popull? Pas termetit i dergon edhe Edi dhe 2 Erjonet… A ka ndonj denim tjeter qe duhet te prese populli i Shqiperise? Vetem termet dhe Edi Rama degjohet e shihet ne TV. A do shpetoje populli shqiptar ndonjehere nga ky makth?

  9. Si nuk ke turp or veshgomar e mercenar i ndyer te shfrytezosh kete tragjedi te madhe per qfryerje mllefi.Ti edhe ne luften per liri ishe ne anen e shkaut or karikature njeriu sepse fytyra eshte pasqyre e shpirtit e Zoti te ka bere me shenje qe te ruhen njerezit nga soji yt.Hesht o veshgjate se paku ne keto momente piklluese ku edhe prijesi i opozites po respekton kodin njerezor te dhimbjes.Ti e disa zemewrzij sahanlepires hani m.t pa pra.Edi Rama nuk lexon broqkullat tua asnjehere ti je nje hic per te ,trus more mi i talles ,

    1. OR TE QIFSHA ROPT E SHTEPISE , IKU KOHA KUR GENJENIT E SHPIFNIT DHE QORRAT JU BESONIN , JU DOLI BOJA O KURVA . NUK JENI ME MAVI POR TE ZINJ , JENI LIGESI O PAGATORE TE MJERE O JU QIFSHA MERO BAZEN ME GJITHE SOJ E SOROLLOP QE KENI

  10. Sa qesharak qe jeni. Ne momentin qe ju bene njer verejtje per idjillin tuaj filloni dhe shani gazetarin nga veshet se argumenta te tjere nuk keni. Jeni shume te lodhur. Gazetar Berati eshte i drejteperdrejte nuk i bie anash, kush eshte i “lodhur” i bene pershtypje kjo gje.

  11. Ky veshgjati ne dy kembe per mende ia kalon veshegjatit me kater kembe por per njerezi dhe ndershmeri shume me poshte.Ky llafazan edhe kur flete ulurine duke u perpjekur te paraqitet i gjithedijshem por eshte thjeshte ashtu si e ka performancen e vesheve pra intelektin e veshegjatit.

  12. Buzhal, lexoi ndonje fraze turku tek ty dhe merzitem.Termeti NUK eshte i Rames apo Kurtit,termeti nuk eshte komunist apo ballist apo fashist.Asnje analize objektive nuk ben ,ku Jane Institute te Tera te zhdukura qe me 1992, sizmollog,topograf,gjeodet,nafte etj,Ishin shume te afte,ku Jane?Jane zhdukura nga baca Sali ,prandaj Hidrocentralet,ndertesat,rruget,plazhet,ajri dhe deti etjera te natyres Jane shkaerruar fare.Ne zharres fshataret nuk kane as ajer dhe as uje nga squfuri qe nxjerr toka e naftes nga Bankers.
    Buzhale,Rama eshte I paafte dhe hajdut,por termeti nuk perballohet dot as nga Basha dhe as nga Ty.Por popullin voton edhe gjarperin edhe iriqin.Zahmet beji te fala andej nga keta ketej.Tung.

  13. Po mire o ballist qe nuk luftove, meqe baca Sali i paska zhdukur, pse piktori i gjate nik i rikrijoi? Apo jane pak gjashte vjet e gjysem ne pushtet. Mire baca Saliu i zhduku te gjitha, po 1.1 milione dillaret qe jane paguar per te stervitur qente e emergjences ku kane shkuar se ne mes te dhjetra qenve qe kerkonin njerezit ne germadhat e Shqiperise, asnjeri nuk ishte shqiptar. Po shefi i komisariatit Rinas me gruan kryetare te PS ne nje nga njesite administrative te Tiranes, nga baca Sali ishte emeruar? Apo po vidhte ndihmat per t’ia derguar baces Sali. Dhe ne fund, kush eshte akuzuar se merr 20% per leje ndertimi a ka ndonje pergjegjesi? Jo per gje por ato 20 perqindsha kane ndikuar ne cilesine e ndertimit, pra ne rritjen e demit ekonomik dhe ne humbjen e shume jeteve njerezore? Po kontrollet ose supervizionimet nga bashkite perkatese, kush nuk i ka bere? Akoma justifikoheni me bacen Sali!? Pse nuk kapeni me Jul Çezarin qe ka zbarkuar ne Durres para 21 shekujsh se ndoshta eshte faji i i tij dhe i luftes me Pompeun qe ka sjelle si cilesin e keqe te ndertimeve, ashtu edhe termetet. Vetem ta lini fajin diku tjeter jeni te afte. Aq sa i pari juaj arrin deri aty sa thote “ka qene e shkruar”. Ne fakt ky eshte kapaciteti i atij qe drejton kete vend dhe prandaj gjerat shkojne keq e me keq

  14. Berat, te lumte pena!

    Nje kryeminister narcisist eshte fatkeqesia e te gjitheve, po psikologjia e skllavit qe trasheguam nga diktatura nuk po i le bashke kombasit ta shikojne se sa po i afrohen diktatures se mafies…. ndoshta shumica e meriton… Per ata qe nuk e njohin narcizizmin si term, ai lindi nga mitologjia Greke, ku Narcisi i ri ra në dashuri me imazhin e tij të pasqyruar në një pishinë me ujë….a shihni ndonje ngjashmeri me tonin? Shprehet me ego te superfryre, admirimi i imazhit te vet, dhe vetë-levdata, vet përsosmëri, arrogancë, mungese empatie, kerkojne vemendje (here me lapsa e here me poture) per te mbuluar pasigurine e brendshme

    Shoqata Psikiatrike Amerikane ka renditur çrregullimin e personalitetit narcisist të klasifikimit në Manualin e tij Diagnostik dhe Statistikor të crregullimeve Mendore (DSM) që nga viti 1968, duke u mbështetur në konceptin historik të megalomanise.

    Eshtë një nga tre tiparet me te errëta të personalitetit ….(të tjerat janë psikopatia dhe Machiavellianism).

  15. @@I paemer qeke shoku i ketij Buzhzhales,nje peme qe te rritet do 25 vjet dhe qe ta presesh do 1 sekonde,pra baca Sali ate qe krijuan brezat e shkaterroi per minus 1 sekonde.rrini ne TV dhe portale se termeti ben hatane por me loqe si ju edhe 100 vjet jeton kushdo,Rama po se po, por edhe Mziu i Kamzes me daulle ne dore behet president dhe pastaj z.Buzhzhalla na mban nje sinfoni prej shvejku,pse dielli lind ne lindje dhe jo ne perendim…s’ka gje se Rama si hajdut profesionist zevendesoi nje bandit vrases.Termeti apo cunami(basha vodhi dhe detin) nuk pjerdhin per kete fare BUU qe na ka dale kot fare,hic nuk duhet.Lereni diellin te lind.

  16. Sh i sakte Berat. Ky eshte Erdogani i ri. Po me nje ndryshim. Po si ka bolet e Erdoganit. Ky eshte nje pacavure

  17. HIjenat mediatike dhe politike ,mercenare qe mvaren ga padronet dhe njereze te cileve u mungon minimumi i ndergjegjejes dhe i dhimbsurise njerezore si ky veshegjati Buzhala,pra ky soj nuk hesiton por leshohet si hienat duke perdore edhe tragjedite natyrore te cilat nuk mund ti ndalojne as superfuqite e kesaj toke,duke perdore viktimat dhe tragjedite familjare per te qfryr helmin mbi kundershtaret politik,ne perpjekje qe sot kur shqiptaret jane me te bashkuar ne perballje me tragjedine te fusin perqarje mes tyre.Sot kur edhe serbet vijne ne ndihme te te goditurve nga termeti soji i hienave si Buzhala nuk prajne se godituri ne menren ma te ulet ata te cilet jane ne balle te frtontit te kesaj beteje gjigante qe po bejne shqiptaret te perkrahur edhe nga bota per sanimin dhe normalizimin e kesaj tragjedie.Per fat te keq ky soji i hienave nuk eshte i vogel ne numer por jane pothuajse te njejtit qe ishin dhe ne rol te till edhe ne kohen e luftes per liri te Kosoves.Ky Buzhala dhe soji i tij ishin argate te Serbise si jane edhe sot edhe me agresive se vete gospodaret e tyre madje.Thone se shpirtezinjet dhe njerezit hiena vete Zoti i lind me shenje kur shikon surratin e Buzhales vertete njeriu i beson kesaj thenje.
    Me kete rast respekt kryeopozitarit per qendrimin e tij kombetare ne kete tragjedi edhepse e ka te veshtire te
    perballoje hienat si Berishen,Nishanin e Zi e Paloken dhe hienat mediatike pra tere sojin dhe vemet e hienave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *