• |
ide | kryesore

Bebe Rexha vjen për të dhuruar 100 mijë dollarë

Paparazzi, Slider

Bebe Rexha po vjen në Shqipëri më 2 dhjetori për të sjellë paratë e grumbulluara nga fondi që ajo ka hapur.

Gjatë ditës së djeshme, këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, e prekur nga gjendja pas tërmeteve në Shqipëri, ka treguar se ajo personalisht do të vijë të vizitojë e të ndihmojë njerëzit që janë priekur.

Bebe gjithashtu ka shfrytëzuar ndikimin e saj për të mbledhur sa më shumë para nga shqiptarët dhe fansat e saj në mbarë botën, në mënyrë që të sjellë para të mjaftueshme për të ndihmuar disa familje të rindërtojnë jetët e tyre.

E sot me anë të një videoje Bebe ka zbuluar se ajo do të jetë në Shqipëri më datën 2 dhjetor, ndërsa nga fondi i saj i hapur në GoFundMe, deri tani janë mbledhur gati 50 mijë dollarë dhe qëllimi është që deri më 2 dhjetor të mblidhen 100 mijë.

2 Comments

  1. Bebe Faleminderit per ndihmen,sado e vogel ndihma ndihme eshte, por ti ,Dua dhe Rita mund ta perballoni edhe me shume se 100 000 dollare(ndoshta nga 500 000-1milion secila). 100 000 euro i dha vetem Ermal Fejzullahu pasuria e te cilit nuk krahasohet mepasurine e ju 3 kengetareve te famshme ,prandaj jam i sigurte qe do te mund te beni me shume. Sidoqofte flm dhe krenar me ju

  2. Aman ec sonte se kemi edhe Naten e Bardhe te Clirimit Fashist dhe Roberimit Komunist!
    Do shperndahen edhe sufllaqe mbas shfaqjes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu