• |
ide | kryesore

Euro 2020/ Mbappe e CR7 i dalin në ëndërr Mancinit: Italia rrezikon kampionët e Botës e Europës në grup

Sport



Franca, Portugalia e Uellsi, ose Zvicra, Austria e Finlanda: lëviz mes këtyre dy ekstremeve Italia e Roberto Mancini në përzierjen e goglave në shortin për Euro 2020, që do të vendoset nesër nga Uefa. Në Bukuresht, duke nisur nga ora 18, pozicionimi i 20 skuadrave të kualifikuara dhe katër ende për tu përcaktuar nga playoff i muajit mars, kanë vazo të paracaktuara e rrugëtime të detyrueshme për shkak të ndasive apo konflikteve poltike: praktikisht italianët (kokë grupi e të sigurtë se do të luajnë në Romë tre ndeshjet e para të grupit) e dinë që nuk mund të kenë kundërshtar Hollandën, Rusinë e Danimarkën, përvec pesë kombëtareve të tjera në vazon e parë.

Për këtë motiv, duke konsideruar se Uefa ka bërë të qartë se Rusia e Ukraina nuk mund të luajnë në fazën e parë për motive politike, ciftimi Belgjikë-Rusi (plùs Danimarka, sepse Copenaghen është qendër e grupit B ashtu si Shën Petersburgu) e Hollanda-Ukraina.

TË GJITHA VAZOT
Vazo 1: Belgjikë, Itali (pritës), Angli (pritës), Gjermani (pritës), Spanjë (pritës), Ukrainë.
Vazo 2: Francë, Poloni, Zvicër, Kroaci, Hollandë (pritës) Rusi (pritës).
Vazo 3: Portugali, Turqi, Danimarkë (pritës), Austri, Suedi, Republika Ceke
Vazo 4: Uells, Finlandë, fituese e playoff A (Islandë-Bullgari-Hungari-Rumani), Fituese e playoff B (Bosnje Hercegovina, Sllovaki, Irlanda e Veriut, Irlandë), fituese e playoff C (Skoci, Norvegji, Serbi, Izrael), fituese e playoff D (Gjeorgji, Maqedoni, Kosovë, Bjellorusi).

11 kampionë të së shkuarës do të marrin pjesë në shortin e të shtunës në Bukuresht për fazën finale të Europ 2020. Mes tyre do të jenë tetë kampionë Europe e 109 ndeshje në total të luajtura në fazën finale të kompeticioneve. Në pasarelën e Bukureshtit krahas Francesco Totti, Ruud Gullit e Phillipe Lahm do të jenë edhe Iker Casillas, John Sivebæk, Marcel Desailly, Ricardo Carvalho, Theo Zagorakis, Karel Poborski, Joao Mario (i vetmi ende në aktivitet) e Andrey Arshavin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *