• |
ide | kryesore

Familja Ulaj dhe kompania “Gener 2” dhurojnë 1 milion euro dhe 20 apartamente

Lajme, Të fundit



Familja Ulaj bën me dije se kontributi i tyre shkon përtej angazhimit të kompanisë “Gener 2” për ndërtimin e 20 apartamenteve në Thumanë. Familja Ulaj ka vendosur të ndihmojë me një fond prej 1 milion eurosh.

“Vëllezërit, motrat, fëmijët tanë dhe unë Bashkim Ulaj kemi vendosur t’i gjendemi pranë njerëzve që i humbën të gjitha duke përcjellë 1 milion euro në fondin e solidaritetit shqiptar! Jam i vetëdijshëm se në pejsazhin katastrofik që la tërmeti mbi territore të tëra të Atdheut tonë të dashur, duhen shumë më tepër se kaq.

Prandaj edhe urojmë dhe shpresojmë që edhe ky kontribut i yni, si i shumë të tjerëve deri tani, të vlejë si një nxitje më shumë që gjithkush të kontribuojë me sa ka mundësi. Ne nuk do të ikim nga ky vend dhe nuk do t’i ikim asnjë përgjegjësie sociale për këtë vend. Po mendojmë çfarë mund të bëjmë më tutje dhe po lutemi që Zoti të ndihmojë që Shqipërisë t’i kthehet buzëqeshja pas kësaj tragjedie krejt të pamerituar” – thuhet në njoftim.



6 Comments

  1. Bravo te qofte, hallall, por si mik i Berishes dhe i Rames qe je , asaj shume shtoj dhe disa zero akoma pasi ke plot hapesira, apo jo Bashkim ??

  2. Do Zoti dhe Ketyre perfituesve e fallsifikatoreve te paskrupullt qe e kane ngritur pasurine me allishverishe, me perfitime te padrejta nga tenderat korruptive , ky termet tua sjellin mendte ne koke dhe te
    kuptojne se edhe ata e pushtetaret qe jane bere bashke per te plackitur kete popull, ta kuptojne se jane te vdekshemm, se mund te ishin ose mund te jene edhe ata nen rrenoja,
    Dhe per te ndihmuar Zotin do duhej nje ligj i posacem ku tu konfiksohej cdo qindarke dhe cdo pasuri e perfituar si rezultat i korrupsionit, i abuzimit me fondet buxhetore apo lejet e ndertimit si dhe tu hiqeshin licensat pergjithemone.

  3. O bashkim ca taksirati ka populli qe po shkerdhehet rrugeve nga qe ti bere zullumin me qeverine per thuman -kashar dhe per unazen e re , keto rruge duhet te kishin perfundu tani o bashkim o hajdut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *