• |
ide | kryesore

FOTO/ Donacione e ndihma për të prekurit nga tërmeti: Bylis ndërhyn me stilin e zakonshëm

Sport



Mungonte në apel, deri tani…, por Bylis ka ndërhyrë me stilin s zan\konshëm të klubit mallakstriot, pikërisht atëherë kur nuk e pret. E bën gjithnjë me merkaton, por këtë herë e ka bërë me kontributin sensibilizues për të gjithë të prekurit nga tërmeti i fuqishëm që tronditi Shqipërinë në orët e para të të martës. Klubi i Bylisit ka nisur në drejtim të familjeve të prekura nga tërmeti pako me ushqime dhe veshmbathje, ndërsa është bërë gati edhe fondi financiar për të goditurit nga kjo fatkeqësi natyrore.

Kanë qenë lojtarët ballshiot dhe trajneri Dovedan që ditën e sotme ua kanë kushtuar familjeve të prekura duke treguar sensibilizimin e tyre. Në fakt, qëllimi ka qenë i qertë, por vonesa në lëvizjen e klubit ka ardhur vetëm për shkak të mungesës së presidentit Kapllanaj. Sapo numri 1 i klubit është kthyer në Shqipëri ka nisur edhe lëvizja e sensibilizuese me veshmbathje e ushqime dhe një shumë të konsiderueshme financiar.

Nuk është hera e parë që klubi i Bylisit merr nisma të tilla. Disa muaj më parë skuadra ballshiote mori një nismë në luftën kunder racizimit duke qenë një shembull për Superioren….



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *