• |
ide | kryesore

Kapësi i topave mungoi në festën e dhomave të zhveshjes të Topttenham: faji i provimit të matematikës

Sport



Në ndeshjen e parë të Jose Mourinho në Champions League me Tottenham, vëmendjen e tërhoqi edhe djaloshi që kapte topat, i rëndësishëm me veprimin e tij për golin e Spurs: duartrokitjet ishin të gjitha për Callum Hynes! 15 vjecari nisi me shpehtësi topin drejt Aurier që solli më pas barazimin e Spurs e nisi rrugën e fitores së dytë radhazi të Special One. Pas ndeshjes në Tottenham Hotspur Stadium, Callum Hynes është bërë kapësi i topit më i fmashëm në botë.

Callum ka bërë kapësin e topave të Tottenham në 6 sezonet e fundit e eksperienca nuk i mungon. Në post-ndeshje Mou è ka komplimentuar djaloshin: “Për të bërë këto gjëra duhet të jesh një kapësh topa i aftë. Callum është i zoti sepse kupton lojën, di ta lexojë. Doja që të vinte të festonte në dhomat e zhveshjes, pòr ishte larguar”.

Sipas asaj që bën të ditur Nbc Sports, djaloshi ishte detyruar të shkonte në shtëpi menjëherë për tu përgatitur për provimin e matematikës të nesërmen: “Është e paimagjinueshme. Po bëja punën time. Nuk e pashë madje golin, isha i zënë të kapja topin. E pashë replay në ekran dhe pashë golin e Kane. José ishte shumë I dashur që erdhi tek unë. E bëri jetën time fantastike! I adhuroj Spurs, nuk do të harroj kurrë këtë moment”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *