• |
ide | kryesore

Kombëtarja e Kosovës në fushë për Shqipërinë: të ardhurat për të prekurit nga tërmeti

Sport

Kosova vazhdon të tregojë disponibilitetin e jashtëzakonshëm me situatën emergjente në Shqipëri, pas tërmetit vdekjeprurës të 26 nëntorit. Këtë herë inisiativa është një ndeshje bashketbolli, që do të shohë të zbresë në parket kombëtaren e Kosovës përballë Yllit, të ardhurat nga e cila do të shkojnë të gjitha për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Sipas asaj që bën të ditur Gazeta Express, Klubi i Basketbollit Golden Eagle Ylli në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) të hënën (2 dhjetor) në orën 19.00, do të organizojnë ndeshjen humanitare mes Yllit dhe Përfaqësueses së Kosovës në basketboll.


Ekipi kombëtar i Kosovës, i drejtuar nga tekniku Bujar Loci, do të përbëhet nga lojtarët e Superligës, por edhe pse rezultati do të jetë në plan të dytë adhuruesit e basketbollit në Therandë do të kenë mundësi të shohin një ndeshje atraktive. Qëllimi është sigurisht kontribuimi për familjarët e të prekurve nga tërmeti në Shqipëri dhe të gjithë tifozët kosovarë kanë mundësinë ta bëjnë përmes kësaj sfide.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu