• |
ide | kryesore

Rekordi/ Manchester City shënon më shumë se të gjithë në 5 kampionatet elitare

Sport



Golat janë në rastet më të shumta ato që sjellin sukseset. Në pritje të nëse trendi do të mbetet i njëjtë deri në maj në Premier League, ose nëse ëndërra Champions League do të bëhet realitet, për momentin Manchester City i gëzohet një tjetër vendi të parë. Mes 5 kampionateve kryesorë në Europë (Francë, Gjermani, Itali, Angli e Spanjë) askush nuk ka treguar të ketë të njëjtën forcë offensive me skuadrën e Pep Guardiola.

Me 37 gola të shënuar në 13 ndeshje, gati tre për ndeshje, citizens kanë sulmin më prolifik në qarkullim. Merita mbi të gjitha është e tredhëmbëshit të formuar ngaa Agüero, Sterling e Bernardo Silva autorë respektivisht të 9, 7 e 5 golave. Pas anglezëve në klasifikim është Barcellona me 35 gola si dhe Lepzig e Bayern Mynih me 33.

Por City përvec se shënon me rregullsi të madhe, arrin mbi të gjitha të godasë edhe drejt portës kundërshtare me një lehtësi carmatosëse. Unike në llojin e saj. Edhe këtu nuk ka asnjë rival në Europë. Me 258 goditje të bëra në kampionat, praktikisht gati 20 cdo 90 minuta, City është në krye të këtij klasifikimi (40 tentativa të Agüero, 35 të Sterling e 30 të De Bruyne). E vetmja që duket e gatshme të mbajë hapin e kampionëve të Anglisë është Atalanta e Gasperini, me 247 konkluzione deri tani në kampionat. Shumë më larg, Real Madrid e Chelsea me 208. Numra sidoqoftë impresionues, por që nuk mjafojnë nëse përballë është Manchester City i Guardiola.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *