• |
ide | kryesore

Sancho ofendohet nga një tifoze: “Mjaft u sole si m*t”. Por ai i përgjigjet flakë

Sport



Nuk është një moment i lehtë për Jadon Sancho. Anglezi është shënuesi i golit të vetëm të skuadrës së Favre, por kjo nuk mjafton për të shuar kritikat. Si të tifozëve ashtu edhe brenda klubit. Tekniku, shpjegon Bild, ka përjashtuar përsëri nga formacioni titullar lojtarin për një tjetër vonesë në një mbledhje teknike. Një zakon që Sancho nuk e ka për herë të parë. Pastaj, kundër Barça në ndeshjen e kontrollit, Favre i ka dhënë besim dhe ai e shpërbleu, por nuk është mënyra që anglezi 10 vjecar të fitojë dashamirësinë e trajnerit të tij.

E madje edhe atë të tifozëve, duke qenë se sipas asaj që bën të ditur Goal.com profili i tij është sulmuar nga komente offensive të tifozëve verdhezinj, që nuk durojnë më sjelljet e anglezit. Një tifoze në vecanti i ka dedikuar një postim në të cilin Sancho fyhet rëndë. “Më duket e qartë se ti do të ikësh, por për momentin je një lojtar i këtij klubi. Borussia Dortmund të paguan rrogën, kështu që ndoshta duhet të reshtësh së sjelluri si m*t e të bësh atë që të thotë kontrata. Nuk ishe askushi para se të vije tek Borussia. Duhet të jesh pak më mirënjohës”.

Fjalë të ashpra, ndoshta të diktuara nga humbja që rrezikon ti lërë jashtë fazës me eleminim direct të Champions, por shfryrja e dufit të tifozes nuk mendohej se do të merrte përgjigjen e Sancho. Por anglezi ka thënë të tijën mbi kritikat e marra. “Mendoj se tregova dje se vendos në fushë zemër e shpirt. Sidoqoftë, do të bëjmë më të mirën për të fituar tre pikët të shtunën”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *