• |
ide | kryesore

SHBA sjell në Shqipëri ekspertin për fatkeqësitë natyrore

Lajme, Të fundit



Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka i bëri thirrje të gjitha banorëve që i kanë banesat e dëmtuara të mos qëndrojnë deri në momentin që do të bëhet vlerësimi. Në një dalje për mediat, ajo tha se vlerësimet po bëhen nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj. Ajo garantoi se askush nuk do të mbetet pa shtëpi. Kurse ambasada amerikane njoftoi se ka mbërritur një ekspert nga SHBA për vlerësimin e dëmeve.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara po vazhdon të mbështesë ndihmat humanitare në Shqipëri. USAID po bashkëpunon me Kryqin e Kuq Shqiptar për të siguruar rezerva emergjence për njerëzit e prekur nga tërmeti. Me financim të USAID, Kryqi i Kuq po shpërndan artikuj jetikë humanitarë, si batanije dhe paketa higjienike, në vendet e prekura më shumë. Zyra për Ndihmë të Jashtme në raste Fatkeqësish e USAID ka sjellë gjithashtu edhe një ekspert fatkeqësish natyrore në Shqipëri, për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve dhe identifikimin e nevojave prioritare për ndihmë humanitare”, njoftoi ambasada.



4 Comments

  1. Projektet e USAID..”from the American People to…American People” i japin vete e i marrin vete parate..

  2. Me gjithe keto ndihme qe po na i permendni ketu,pse situata me banoret qe presin mbas gardheve,te marrin ushqim cfaredo,apo edhe uje?Vete Lapsi kishte dje,nje sere fotosh,ku paraqitej pamje te trishtueshme,njerezish te uritur,bile edhe per uje,nxirrnin du hekurat e gardheve,duke na kujtuar kohen e holokausit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *