• |
ide | kryesore

UEFA e Slavia përgënjeshtrojnë Lukaku: “Asnjë kor racist, duhet të kërkojë ndjesë”

Sport



Një ditë pas akuzës së Romelu Lukaku se ka pësuar kore raciste në ndeshjen e Champions, Slavia Praga-Inter, ka mbërritur përgjigja e ashpër e klubit cek që mohon plotësisht pretendimin e ngritur nga sulmuesi zikaltër: “Mohojmë plotësisht akuzën për kore raciste brenda stadiumit – lexohet në komunikatë -. Kemi analizuar edhe njëherë pamjet filmike të disponueshme e asgjë nuk e konfirmon deklaratën e Lukaku. Do të ishte e drejtë që të kërkonte ndjesë për fjalët e tij”.

Denoncimi i Lukaku bie kështu në zbrazëti. Pas Uefa, që kishte vendosur të mos hapte një hetim në lidhje me këtë gjë, për sa kohë as arbitri e as delegati Uefa nuk i kishin dëgjuar koret raciste drejtuar sulmuesit belg, tani mbërrin pozicionimi zyrtar i Slavia që, në një komunikatë të ashpër për shtyp, pretendon tani ndjesën e sulmuesit të Inter.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *