• |
ide | kryesore

Vidal, dashuri e urrejtje për Barcelonën: “Nëse nuk ndihem i rëndësishëm, do gjej një zgjidhje”

Sport



500 minuta të vetme në 13 prezenca mes kampionatit spanjoll Liga e Champions League: ky është bilanci i Arturo Vidal që nga fillimi i sezonit tek Barcellona. Tekniku Valverde e vlerëson shumë, por nuk e mendon të domosdoshëm në projektin blaugrana, aq sa mesfushori kilen ka nisur të arsyetojë në lidhje me merkaton, pikërisht pranë dritares së janarit: “Nëse nuk ndihem i rëndësishëm, në dhjetor ose në fund të sezonit, duhet të gjej një zgjidhje për tu kthyer protagonist”.

Nuk është një mitesr që Vidal është një nga dëshirat e Antonio Conte në prag të janarit, një kërkesë e bërë tek Inter edhe në verën e kaluar, kur ngërcet e merkatos nuk i ndihmuan njerëzit e merkatos zikaltër, të bllokuar edhe nga dëshira e lojytarit për të luajtur shanset e tij në Spanjë. Tani gjërat kanë ndryshuar dhe duken më keq, pavarësisht se tek kileni ka ende gjurmë dashurie për Barelonën: “Do të më pëlqente të qendroja këtu përgjithnjë por duhet të jem objektiv dhe të jetoj ditë pas dite” ishin fjalët e Vidal për TV3.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *