• |
ide | kryesore

Video/ Premier League: Liverpool fiton me 10 lojtarë, ok Mourinho, fundoset City e Chelsea

Sport, Video



Në javën e 14 të Premier League gjithcka shkon në favor të Liverpool. Kryesuesit e kampionatit fitojnë 2-1 kundër Brighton e ngjitet në kuotën e 40 pikëve: dygolësh i van Dijk, Alisson ndëshkohet me karton të kuq dhe golin e flamurit për Albion e shënoi Dunk.

Guardiola barazoi 2-2 në fushën e Neëcastle, duke përfudnuar tashmë -11 nga Reds: City shkoi në gol me Sterling e De Bruyne, por u arrit dy herë nga Magpies. Edhe e treta shkoi mirë për Jose Mourinho. Tottenham fitoi 3-2 përballë Bournemouth, me shumë vështirësi, duke treguar edhe një herë limite në prapavijë, por që kur portugezi është ulur në pankinë, Spur njohin vetëm fitore. Rrëzohet në shtëpi Chelsea i mundur 1-0 nga West Ham.

ENGLAND – PREMIER LEAGUE
Newcastle United 2 – 2 Manchester City
Burnley 0 – 2 Crystal Palace
Chelsea 0 – 1 West Ham United
Liverpool 2 – 1 Brighton & Hove Albion
Tottenham Hotspur 3 – 2 AFC Bournemouth



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *