• |
ide | kryesore

Analiza/A mund të anullohen koncesionet për të paguar dëmet e tërmetit

-Instant, Kryesore



Nga Gjergj Erebara/BIRN/ Shqipëria varrosi të dielën një pjesë të 50 viktimave të tërmetit të 26 nëntorit dhe i dha fund zyrtarisht operacionit për kërkimin e të mbijetuarve nën rrënoja. Në këtë pikë, sfidat kryesore janë ndihma e menjëhershme për familjet e pastreha dhe hartimi i planeve pak më afatgjata për rindërtim.

Shqipëria, njësoj si çdo vend sovran, ka një numër opsionesh në dispozicion mbi mënyrën se si mund të përballojë kostot e menjëhershme për ndihmën e familjeve të pastreha si dhe koston më afatgjatë për rindërtimin e pallateve dhe banesave të shembura. Deri më tani, qeveria shqiptare nuk ka bërë të ditur se çfarë ka në mendje të bëjë, me përjashtim të hapjes së llogarive bankare për pranimin e donacioneve. Këto donacione, ndonëse janë të domosdoshme për të ndihmuar familjet në nevojë në fazën e parë të emergjencës, pra furnizimin e familjeve me veshje, ushqime, çadra e batanije; ndihmat vështirë se janë të mjaftueshme dhe në një farë mase, nuk janë as shumë të nevojshme, për fazën e gjatë të rindërtimit.

Kostoja e përgjithshme e rindërtimit është e vështirë të vlerësohet në kushtet aktuale, kur nuk është e qartë se sa është numri i pallateve të pabanueshme. Megjithatë, dëme në rendin e qindramilionë eurove nuk janë të papërballueshme për gjendjen ekonomike të sotme të Shqipërisë, në rast se tërmeti nuk shoqërohet edhe me keqqeverisje dhe abuzim me fondet e me prokurimet e rindërtimit.

Qeveria mund të përdorë: 1) rritje të borxhit publik; 2) rritje të përkohshme të taksave;  3) t’i kërkojë Bankës së Shqipërisë të bëjë emision monetar; 4) të përdorë një pjesë të rezervës valutore të vendit; 5) një kombinim të këtyre masave më sipër.

Le ta nisim nga e përgjithshmja: Shqipëria ka një prodhim të brendshëm bruto prej rreth 11 miliardë eurosh në vit. Nga kjo shumë dalin të gjitha paratë tona, pagat, fitimet e kompanive, taksat që mbledh buxheti i shtetit për shërbime publike. E thënë ndryshe, puna jonë dhe puna e emigrantëve që sillet në Shqipëri në formë remitancash krijon vlerë të shtuar 11 miliardë euro në vit. Pikërisht nga kjo shumë përgjatë dy apo tre viteve të ardhshme do të duhet të dalin paratë për të paguar dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Duke qenë se ne nuk e dimë se sa janë kostot e tërmetit, po shqyrtojmë tre mundësi. E para, që kostot janë relativisht të ulëta në rendin e 200 milionë eurove; e dyta, që kostot janë relativisht të larta, në rendin e 1 miliardë eurove dhe; e treta, që kostot janë në rendin e shifrës marramendëse prej 2 miliardë eurosh.

Në raport me prodhimin e brendshëm bruto, kjo do të thotë kosto nga 1.8 deri në 18% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Opsioni i parë, zhvendosje fondesh nga koncesionet kontroverse te rindërtimi

Në rast se kostot janë 200 milionë euro, qeverisë i mjafton të pezullojë apo të shtyjë për më vonë disa projekte koncesionare shumë të debatueshme dhe thellësisht të paarsyeshme edhe në kohë pa tërmet, për të drejtuar fondet te rindërtimi i zonave të prekura nga tërmeti.

Ligji për Buxhetin e Shtetit ka një listë të këtyre projekteve nga të cilat është shumë e lehtë të zgjedhësh se çfarë mund të shtysh për më vonë: Milot – Balldre është një projekt autostrade me kosto të planifikuar 32 miliardë lekë ose 270 milionë euro dhe që synon ndërtimin e një rruge prej vetëm 17 kilometrash të gjatë. Kjo është një nga shumë projektet e infrastrukturës, të cilat që para tërmetit ishin kontroverse dhe të paarsyeshme. Anulimi i kësaj kontrate tashmë që ajo nuk ka nisur ende është një hap shumë i logjikshëm për të siguruar fonde për rindërtimin. Por Milot – Balldre është larg të qenit e vetmja. Nëse kostot e rindërtimit nga tërmeti janë më shumë se sa kaq, kemi projekte të tjera që mund të anulohen: 1. Rruga Orikum Dukat, kostoja 83 milionë euro. 2. Incineratori i Tiranës, kostoja e paidentifikuar. 3. Incineratori i Fierit, kostoja e paidentifikuar. 4. Unaza lindore e Tiranës, kostoja 38 milionë euro. Në veçanti, anulimi i dy koncesioneve të rrugëve është veprim i logjikshëm për shkak se këto projekte nuk kanë nisur të zbatohen.

Opsioni i dytë, shtimi i borxhit publik/rritje taksash

Në rast se zhvendosja e fondeve nga koncesionet te rindërtimi nuk mjafton, qeveria ka mundësi të rrisë borxhin publik. Aktualisht ky borxh është në nivelin rreth 65% e PBB-së, shifër sakaq e lartë. Por për fat, interesat e këtij borxhi aktualisht janë të ulëta, pranë minimumit historik, kështu që rritja e këtij borxhi me, fjala vjen, nga 65 në 70%, mund të sjellë 550 milionë euro para të thata për të financuar rindërtimin. Natyrisht që nëse borxhi rritet, taksat mbi shqiptarët duhet të rriten gjithashtu për të shlyer këtë borxh. Një veprim i arsyeshëm është rritja e përkohshme e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për së paku 2 apo tre vjet. Shqiptarët paguajnë përmes TVSH-së afro 1.3 miliardë euro në vit ndërsa rritja e TVSH-së nga niveli aktual 20% në, fjala vjen, 22%, mund të sjellë afro 130 milionë euro të ardhura shtesë në vit. Nëse dëmet nga tërmeti janë 200 milionë euro, atëhere mjafton që TVSH të rritet në 22% për rreth një vit e gjysmë që shqiptarët të paguajnë koston e rindërtimit.

Opsioni i tretë, emisioni monetar

Shqipëria, si çdo vend sovran, ka një monedhë e cila prodhohet nga banka qendrore. Në raste ekstreme, qeveria mund t’i kërkojë Bankës së Shqipërisë të rrisë sasinë e lekut në qarkullim për të financuar rindërtimin. Kjo masë natyrisht që sjell zhvlerësim të monedhës kombëtare dhe inflacion. Dhe kjo masë përbën njëkohësisht një formë taksimi. Milton Friedman ka thënë në një rast se inflacioni është ajo formë taksimi për të cilën qeveritë nuk marrin miratim në parlament. Mund të duket një problem i vogël, por në krahasim me taksat e zakonshme, inflacioni është i tillë që i takson njerëzit ndërkohë që këta të fundit as që janë në gjendje të dallojnë se po taksohen.

Gjithsesi, emisioni monetar është një lloj arme veprimi në masë që i prek të gjithë, pavarësisht nëse janë të pasur apo të varfër. Në kushtet e sotme, kur leku është forcuar falë parave të bollshme të pista deri në 122 lekë për euro nga 140 që ka qenë tre vjet më parë, një emision monetar, që në gjuhën moderne njihet me termin lehtësim sasior, mund të jetë pozitiv edhe për pjesën tjetër të ekonomisë.

Opsioni i katërt, përdorimi i rezervës valutore

Si çdo vend tjetër modern, Shqipëria ka një instrument të quajtur: Rezerva valutore ndërkombëtare. Kjo është një shumë parash që menaxhohet nga Banka e Shqipërisë dhe që është akumuluar përgjatë njëzet viteve të fundit. Kjo është shuma që BSH përdor në rast krizash dhe niveli i saj llogaritet në muaj importe, d.m.th., vendi duhet të ketë aq para të kursyera sa të mund t’i lejojë vetes të paguajë katër muaj importe pa pasur asnjë burim tjetër në rast katastrofash. Në rast se dëmet nga tërmeti janë shumë të larta, atëhere qeveria mund të përdorë një pjesë të kësaj rezerve valutore. Rezerva valutore në fund të vitit 2018 ishte në masën 3.4 miliardë euro. [Shiko më shumë f. 94 të raportit vjetor të BSH]

Në rast se qeverisë i nevojiten, fjala vjen, 1 miliardë euro për rindërtimin, atëherë asaj i mjafton të përdorë më pak se një të tretën e rezervës valutore. Kjo nuk do të thotë se taksat nuk do të duhet të rriten dhe se vendi mund ta përballojë tragjedinë vetëm duke përdorur paratë e kursyera. Në rast se rezerva valutore preket për rindërtim, ajo do të duhet të plotësohet sa më parë që të jetë e mundur. Dhe e vetmja mënyrë për ta plotësuar është që të rrisësh taksat.

Ana pozitive e katastrofave natyrore është që, ndonëse burimet ekonomike duhet të zhvendosen, fjala vjen, nga koncesionet e rrugëve te rindërtimi i shtëpive, pasojat e këtij veprimi në ekonominë kombëtare janë neutrale, e ndoshta më pozitive. D.m.th., nëse betoni bëhet ndërtesa dhe jo rrugë, vlera e shtuar finale në ekonomi është njësoj. Por në rastin e ndërtesave, përfituesit janë shqiptarët e zakonshëm, gjë që nuk mund të thuhet si e vërtetë absolute në rastin e koncesioneve.

Nga një këndvështrim i përciptë, dëmet janë tërësisht të përballueshme për gjendjen aktuale të ekonomisë shqiptare sot. Ndihmat, qofshin këto edhe prej miliona eurosh nga biznesmenë shqiptarë apo nga qytetarë të zakonshëm, janë veç një qindarkë e asaj që nevojitet dhe asgjë në krahasim me kontributin që do të duhet të japim të gjithë ne për rindërtimin e vendit. E vetmja gjë e papërballueshme është keqqeverisja. Nëse tenderët vijojnë të manipulohen trashë, apo kompani fantazmë fitojnë tenderë shumëmilionësh dhe prokuroria nuk është në gjendje të identifikojë se kush është përgjegjësi, asnjë lloj skeme financiare nuk është e mjaftueshme për rindërtimin e vendit



26 Comments

    1. Per cdo ndertese te demtuar, t’i kerkohet urgjentish qe te bej riparimin me fondet e veta ndertuesit, te fillojne hetimet ndaj ndertuesve dhe kryetareve te bashkive per lejet e dhena te ndertimit. Nese ndertuesit nuk pranojne qe te fillojne menjehere riparimet e ndertesave atehere te arrestohen ne flagrance per tentativ vrasjeje, vjedhje dhe demtim prone. T’ i konfiskohet cdo lloj pasurie ndertuesve dhe cdo personi pergjegjes ne baze te ligjit antimafia se mafioz me te medhenje se keta nuk ka.

    2. UNE PALLOSHIT TE ANETES NUK I BESOJ AS ATE QE MBAN HALEJA . KA DORE NE GJITHÇKA , NUK RRINE DOT PA VJEDH .

  1. O plera, te antinjeriut soros, o reptil te honeve te zeza te nentokes, o pasues dhe sherbetore te satanait te mallkuar, si nuk pushoni nje minute se vepruari ne dem te ketij populli?! Si morre plere, propozon rritje TVSH ne 22%, si morre tregtar vdekjeje te duket e vogel 20% dhe kerkon qe te behet 22%! Pse nuk propozon qe te rritet taksa e dividentit te fitimeve te hollgarkeve hajdute nga 6% ne 20%, sa paguajne te gjithe shqiptaret e mjere per cdo kafshate dhe pike uji qe konsumojne?! Pse nuk propozon qe taksat e resorteve dhe hoteleve me 5-yje, te pushtetaro-oligarkeve hajdute, nga 6% te behet 20% apo 22%, sic propozon per fukarane?!

  2. Anulimi i koncensione eshte ligjerisht i mundshem, sepse te gjitha kontratat e kane mundesine e anulimit per interes publik. Shkrim shume ndricues Erebara.

  3. Për tu sqaruar që në fillim. Unë Edvin Ramën e urrej , që nga dita e parë kur jam takuar me të dhe kjo është para 30 vjetësh.
    Gjergj Erebara, pse duhet të paguaj shteti Shqiptar për rindertimin e shtëpive të prishura nga tërmeti?!
    Në gjithë botën shtëpia, makina, jeta, etj. sigurohen nëpër firma siguracionesh.
    Kur ndodh fenomeni për të cilën është paguar sigurimi, atëher merr paratë për aq sa ke në kontratën e sigurimit.
    Çështë ky muhabet, rrit borxhin publik ose më rrit taksat mua, që jetoj me qira, pasi nuk kam mundësi të blej banesë, për të paguar shtëpitë e miletit.
    Kush nuk ka siguracion, le të dal para pasqyrës dhe ti fus vetes nja dy shpulla për idiotësinë e vet.

    1. Duket qe e urren Ramen. Ama ato qe thote te pelqekan shume . Sigurimi mbi shtepite ishte ide e hedhur nga Rama aq e pelqyer nga shoqerite e sigurimeve. Si te .mos u pelqente nje sigurim i detyruar? Tani meqenese eshte bere boze kjo puna e sigurimeve dua te te permend nje element te sigurimeve qe ne vija te trasha thote: kompania nuk mban pergjegjesi dhe nuk pergjigjet ne rast se demi shkaktohet nga nje fuqi madhore. Te gjitha siguracionet mbi shtepine (dhe une e kam nje te tille sepse jetoj ne Itali) mbulojne vetem demet e shkaktuara nga zjarri apo nderhyrjet e gabuara nga bashkepronaret e palkatit apo aksidente te ndryshme por asnjehere ne asnje vend siguracionet nuk mbulojne demet nga katastrofa natyr
      ale qe mund te prekin miliona njerez. Do te ishte e pamundur qe kompania te paguante . Sa per makinat qe permend kompania e sigurimeve mbulon demin qe ti mund tu shkaktosh te tjereve perjashtuar sguracioni kasko ku edhe pagesa e primit eshte me e larte. Sa per artikullin qe eshte shume informues mendoj se nje kombinim i te gjithe elementeve te permendur do te ishte me suksesshme

      1. O Berati, ka vite që as nuk e dëgjoj, as e shikoj dhe as e lexoj Ramën.
        Kështu që nuk e di se çka thënë për siguracionin e shtëpive.

        Për sigurimin e shtëpive nga katastrofat natyrore.
        Kompanitë e sigurimeve të sigurojnë jo vetëm nga tërmeti, përmbytja nga lumenjtë, rrufeja, … por po deshe edhe nga UFO-t.
        Kur ndodhin përmbytje në Gjermani, Poloni, Francë, … mijra familje pësojnë miliarda Euro dëme.
        Kush ka patur siguracion mer paret e dëmit, të tjerët ngrohen në diell.

        Ta vazhdojme shembullin te makinat:

        Ti që ke makinë të re dhe të shtrenjtë paguan siguracion full-kasko për të marrë paret e vlerës së makinës në momentin e aksidentit (qoftë kjo Ferrarri, Porsche, …), pamvarsisht në se kush e shkakton aksidentin.
        Unë që kam makinë rrangalle, paguaj vetëm siguracionin e detyrueshëm me ligj, për të paguar dëmet që mund t`ju shkaktoj te tjerëve.

        Tani del njëri që ka blerë për 16 Milion Euro Bugatti-n (La Voiture Noire) dhe nuk i bën full kasko por e mban me siguracion si timin.
        Bie termeti dhe ja varros Bugattin nën gërmadha.
        A t`ja paguajme ne me taksa edhe këtij “gjynafit”

        1. Mos bej krahasime te kota me makinat. Makinat futen te pasurite e lujtshme shtepite tek pasurite e palujtshme. Shteti pergjigjet dhe ndihmon qytetaret (jo kompeson)ne raste te fatkeqesive natyrore. Kjo behet me ligj duke shpallur ne fillim gjendjen e emergjences natyrore (calamità naturale) dhe pastaj ne forme solidariteti ndihmoen qytetaret. Shteti ndihmon ne strehimin e qytetareve dhe ne plotesimin e nevojave primare por nuk zhdemton bugatin apo bicikletat . Sigurimet sigurisht qe mund te mbulojne gjithcka ama ne funksion te rrezikut behet edhe pagesa . Dhe sigurimi i detyruar i makinave ben qe per gjithe jetegjatesine e nje makine ne paguajme me teper sesa vlera e vete makines . Nese do te siguronim shtepite me detyrim do te thote qe vlera qe do te paguanim ne 50 -60 vjet do ta kalonte vleten e vete shtepise. Atehere pse duhet ta blej nje shtepi?

          1. Berati, po komentojmë artikullin e Gergj Erebarës, apo po diskutojmë për qef, ç`tna doj qefi.

            Në artikull flitet për rindërtimin e pallateve dhe banesave të shembura, me paret e taksave të shqiptarëve, jo për ndihmë për tu strehuar.

            Edhe në postimin tim të pare edhe tani unë nuk jam me atë, që pallatet dhe banesat e shembura të RINDERTOHEN me paret e taksave të shqiptarëve.

            Në asnjë vend të EU-se nuk do ta lejonte gjykata kushtetuese, që të vësh një taksë kombëtare, për t`ja dhuruar disa individëve.

            Ndoshta është edhe kjo IDE e Rames, për të dëmshperblyer miqtë e vet, të cilën e amplifikojnë gazetarët e përfituesve.

  4. Jo vetem qe nuk duhen anulliar koncesionet, por duhet dhene me koncesion edheenaxhimi i pasojave te termetit

    1. hahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa….mos e thuaj me se po e lexoi shkrimin tat naltkareria e ti ram kadri keristaqi e boni realitet ….hahahaaaa

  5. E#dhe keta trimat e Astirit jane tundur ne token e askujt,kane ndertuar per lope dhe derra ,tani fajin e ka shteti qe lejoi kete termet komunist qe ra.Mendjet jane kollaj,mjere atij qe i ha butha dhe ,se per keta shushunja qe jetojne me llafe dhe komente boshe jo Rama por cdo gomar behet K/minister apo president..ata qe ishin specialiste dhe te shkolluar iken,ngelen bajgat qe me kurse 3 mujore u bene inxhiniera dhe avokate.Biles edhe Monika eshe DOKTORE .,merruni me kete perle te politikes shqiptare.

  6. Per cdo ndertese te demtuar, t’i kerkohet urgjentish qe te bej riparimin me fondet e veta ndertuesit, te fillojne hetimet ndaj ndertuesve dhe kryetareve te bashkive per lejet e dhena te ndertimit. Nese ndertuesit nuk pranojne qe te fillojne menjehere riparimet e ndertesave atehere te arrestohen ne flagrance per tentativ vrasjeje, vjedhje dhe demtim prone. T’ i konfiskohet cdo lloj pasurie ndertuesve dhe cdo personi pergjegjes ne baze te ligjit antimafia se mafioz me te medhenje se keta nuk ka.

  7. Do ishte ideale nje gje e tille . Por ti thuash ujkut se nga ketej e tutje nuk do hash me mish eshte utopike .

  8. jo smund te anullohen, po i anullohen do shkojne ne arbitrazh e do fitojne, do te duhet te paguhesh pervec demeve te ndertesave per strehim te banoreve por edhe demshperblim per bizneset. Nuk jeni dhe aq te zgjuar sa mendoni ju te lapsit

  9. duke pare uljen e vazhdueshme te borxhit publik ne 2 vitet e fundit plus parashiki ne ulje qe ishte per 2019 e 2020, opsioni me i mire eshte rritja e borxhit publik, do thoja jo vetem 5 % po 7%, dmth te arrihej ne nje vlere max 72% aq sa ishte deri para 3-4 vitesh ne menyre qe goditja drejt ekonomise te jete sa me e vogel. Shqiperine e ndihmon shume rritja ekonomike ndermjet 3 dhe 4% ne vit (edhe pse pas ketij termeti ne 2020 ngjan e veshtire) per uljen e metejshme te borxhit ne vitet e ardhshme. Anullimi i kontratave koncesionare nuk do sillte asgje ne afatshkurt, pasi qeveria shqiptare ka deklaruar qe parate per ndertim rrugesh nuk i ka aktualisht, kshuqe sdo mund te behej alokim i fondeve nga rruge ne rindertim. Shtyrja e koncesioneve do ishte e vlefshme, per ti krijuar mundesi rritjes se borxhit publik per rindertim. Ne keto momente nje rritje taksash mbas katastrohes natyrale, qe vetvetiu sjell dhe ulje konsumi, do ishte e pavend dhe sillte goditje per ekonomine.

  10. do shtoja rritja e tvsh do conte ne rritje te informalitetit, do e konsideroja te pavend ne kete situate edhe pse perfitimi do ishte afer zeros (ajo qe mendohej qe do fitohej nga rritja e tvsh-se do humbej nga evazioni fiskal). Emetim monedhe do rriste ndjeshem inflacionin, humbja e vleres se parase, e kjo automatikisht do rriste dhe vleren per rindertim, psh nqs kostot e rindertimit ne kushtet e inflacionit aktual jan 500 milion euro dhe do kemi nje rritje te inflacionit, kjo do conte ne rritjen e kostos per te gjitha produktet e ndertimit per shkak te inflacioni (nga kosto puntore, materie e pare ecc ecc). Opsioni me i mire ne mendimin tim mbetet 1. Rritja e borxhit publik (qe pikerisht ne periudhe krizash eshte periudha e pershtatshme per tu rritu per ti bere balle krizes, 2. Shitja ne burse e rrezervave aure (dmth ar dhe argjend qe gjendet ne rezervat e bankes se shqiperise) dhe perfitimi te perdorej per rindertim

    1. Ndoshta asnje prej zgjidhjeve te Erebares nuk eshte e afte te mbuloje komplet koston. Gjithsesi, anulimi i disa koncensioneve brenda dy vjetesh(pjesen tjeter e merr borxh, por e di qe nuk duhet te paguash dy here borxh edhe per koncensionin edhe per termetin) jep nje vlere shume te mire qe per me teper nuk sjell as inflacion, as renie ekonomike dhe me pak korrupsion. Eshte nje win-win-win. Me nje rritje 2% qe do korrigjohet gjithmone e me ne ulje edhe prej termetit, eshte e pamundur ta ngresh menjehere borxhin publik me kosto te ulet. Dhe sigurisht do e marresh shtrejte. Anulimi i koncensioneve ka rendesi shume te madhe sepse ul edhe inflacionin ne ndertim. Nese nuk anulohen do kete konkurrence te tmerrshme per punetore, materiale ndertim etj, qe do sjelle rritje te kostove dhe vonesa ne ndertimin e shtepive. Edhe nje win tjeter pra. Per TVSH-ne jam dakord. Sa per emetimin e monedhave, pak a shume ka te njejtin efekt si borxhi minus efektin inflacionist qe vjen nga kursi i kembimit. Gjithsesi BQE prej vitesh printon euro si e cmendur me quantitative easing dhe nuk ka pas asnje efekt ne inflacion. Nejse, parimisht ashtu ndodh. Mire eshte te blihen shtepiat e lira qe nuk u preken nga termeti dhe duhet te jene shume ne Durres, sepse me shume mundesi cmimi i tyre tani ka rene nen koston e ndertimit te te rejave, qe per me teper do behen me tender dhe (nuk) dihet si shkon. Ne fund duke pare qe niveli i abuzimit me fondet publike ne keto vite e kalon me here demin e termetit eshte e turpshme t’i biesh prap ne qafe shqiptareve. Miremenaxho ose qerohu i thone kesaj. Ketij vetem alternativa e dyte i ka ngel se me te paren talli trapin 6 vjet

  11. Nuk e kam te sigurte por kam degjuar se ne itali akoma njerzit paguajne tek cmimi i karburantit takse per termetin e para 20 vjeteve dhe ajo takse eshte harruar te hiqet. Italianet ndoshta nuk e kane problem. Po une nuk dua dhe nuk kam para per te paguar per bythqimlliqet e hajdutave te qelbistanit. Duhet me hik nga ky ven.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *