• |
ide | kryesore

FSHF kërkon me ngulm të luhet në Durrës: Niko Dovana mesazhi i jetës nga futbolli

Sport



Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë një javë më parë ka lënë pas shkatërrim e dhimbje, por edhe një solidarizim të fortë të të gjithëve. Futbolli pasi ka dhënë mbështetjen e tij të fortë me të prekurit nga tragjedia, është kthyer të mendojë edhe për sportin, me javën e 14 të Superiores që do të zhvillohet në fundjavë. E diela do të jetë sportive në Lac dhe Durrës. Në orën 13.30 nis topin e parë Laci-Flamurtari, ndërsa tre orë më pas do të luhet në Niko Dovana.

Stadiumi i Durrësit, pasi dhe mesazhin e solidarizimit, do të japë atë të jetës pikërisht në 16.30 kur përballë Teutës të vihet Skënderbeu. Është e rëndësishme të luhet pikërisht aty, ku u ndjenë më fort pasojat e tërmetit shkatërrimtar. Edhe nëse fusha mund të mos jetë në kushtet optimale, Niko Dovana duhet të hapë dyert për futbollin, për të treguar se është e rëndësishme gjithnjë të ringrihemi në këmbë, sado i fortë të ketë qenë rrëzimi…

Kështu, janë spostuar me një javë ndeshjet, sipas programit të Federatës Shqiptare të Futbollit me tre ndeshjet e para që do të luhen të shtunën. Me shenjën e zisë në krahë, të parat do të zbresin në fushë Bylis e Partizani në Ballsh e Luftëtari e Vllaznia në Gjirokastër. Takimet e para do të luhen në orën 13.30, ndërsa mbyll ditën, por jo javën, Tirana Kukësi në orën 16.30. Selman Stërmasi rikthehet kështu të jetë arenë e futbollit, pasi priti qindra njerëz të pastrehë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *