• |
ide | kryesore

Basha për ftesën e Ramës: Nuk është koha për foto

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi sot nga Durrësi, nga zona e goditur nga tërmeti, se mbështet çdo përpjekje për t’i ardhur në ndihmë njerëzve, të qeverisë dhe të kujtdoqoftë.

I pyetur nga gazetarët nëse do t’i përgjigjet ftesës së Kryeministrit Edi Rama për t’u takuar në këtë periudhë, Basha e bëri të qartë se tani nuk është koha për foto dhe shfaqje.

“Koha tani nuk kërkon poza, as teatër, gjendja është e mjerueshme, ndaj në emër të opozitës e përsëris se mbështesim cdo përpjekje për tu ardhur në ndihmë banorëve dhe nga ana tjetër po bëjë cfarë kemi ne në dorë për të ndihmuar, nuk është koha as për shfaqje as për fotografi, as për teatër”, tha Basha.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *