• |
ide | kryesore

Basha propozon plan me tre pika për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti

Lajme, Të fundit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë takimit me banorët e lagjes, nr. 7 në Durrës, për situatën e krijuar nga tërmeti tragjik theksoi që  prioritare është ndihmesa e njerëzve të dëmtuar nga tërmeti. 

Nisur nga gjendja alarmante e këtyre banorëve, Basha propozoi një plan me tre pika të cilat do të shërbejnë për të ndihmuar banorët e prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor. 

 “Pika e parë, organizimi i këtyre qindra inxhinierëve që ofrohen vullnetarisht për të përshpejtuar procesin e vlerësimit të banesave. 

E dyta vlerësimi me urgjencë dhe ndarje në dy kategori kryesore në të banueshme dhe të pabanueshme në mënyrë që vetë banorët të kenë një qartësi se çfarë duhet të bëjnë. 

E treta të përdorën fuqitë që ka qeveria në gjendjen e fatkeqësisë natyrore për të anuluar afro 150 milion dollarë të planifikuara 10 oligarkë. Të thërriten ato oligarkë tu anulohen kontratat dhe këto 150 milion dollarë të destinohen urgjentisht për t’ju ardhur në ndihmë banorëve në nevojë”.

Ndërkohë që ekspertët e PD-së, tha Basha, po punojë për ti zhvilluar edhe më tej.

6 Comments

  1. Po mire dakort, po pse nuk bashkepunoni dhe tani qe ka nevoje populli. N q se nuk ke fuqi, n q se Berisha nuk te lejon, largohu

  2. o kar po te perdorin si dreqi, ty dhe profesionistat e karit. mjer populli ke ka si opsion te dyte. pty mor legen kokbosh ti edhe ata pseudo profesionistat. si leshko po ju perdorin, as qe nuk dini nga tja filloni

  3. Keta koqet e pd-se se cu duket vetja qe japin urdhera se cfar duhet te beje Rama. Vini ne dispozicion vilat tuaja ne dispozicion te popullit se me leket e tij i keni bere o te pangopur !

  4. Pse nuk qellove ne tabele i bertiti oficeri ushtarit.

    — Per tre arsye shoku komandant- i tha ushtari

    -Pa na i thuaj

    -E para nuk kisha fisheke e dyta -por komandanti e nderpreu duke i thene : leri se i kuptova ato dy te tjerat

    Basha me ngjan me ate ushtarin e shkrete .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu