• |
ide | kryesore

Bebe Rexha mbërrin në Shqipëri

Paparazzi, Slider



Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha ditën e djeshme njoftoi se u nis drejt Shqipërisë.

Së bashku me babain e saj ajo ka mbërritur pak minuta më parë dhe është nisur drejt zonave të prekura nga tërmetet.

Ndalesën e parë ajo ka zgjedhur ta bëjë në Bubq dhe premton se do i mbajë ndjekësit e saj të informuar për çdo gjë.

Këngëtarja ka mbledhur 85 mijë dollarë dhe dëshiron që me to të ndërtojë 2 shtëpi.

Sapo ka mbërritur ajo ka dhënë një intervistë për mediat ku tregon se nuk do të harrojë asnjëherë origjinën e saj.

“Nuk do harroj nga vij apo sa famë kam. Në venat e mia rrjedh gjak shqiptar. Do ndërtoj dy shtëpi, jam këtu për të ndihmuar shqiptaret”, shprehet në itervistën e “BallkanWeb”.

Këngëtarja do të qëndrojë në vendin tonë vetëm për 1 ditë, sa të sigurohet që paratë do të shkojnë në vendin duhur.



2 Comments

  1. Kujdes Bletushe bukuroshe!
    Po te doli perpara nje gogol i madh, nje si pune Bigfoot-i, sozi me e keqe e Ismail Qemalit, nje qe tremb kalamajte…. duket nga larg, MOS IA JEP PARATE ATIJ, SE IA HA NE GJUME.
    Vetem atij mos ia jep, po edhe po pe nje si pune miu halesh me bluze supermeni po qe me shume i ngjan Joker-it, rriji larg edhe atij, se te betonon direkt aty ku je…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *