• |
ide | kryesore

CR7 e ka humbur Topin e Artë: lëvizja e tij e bën të qartë situatën

Sport



Cristiano Ronaldo nuk do të jetë në Paris për ceremoninë e dorëzimit të Topit të Artë. Ajo renditje që u bë e famshme dhe dekonspiroi fshehtësinë e votimit të France Football, duket se është plotësisht e vërtetë. Portugezi i Juventus, ka mësuar se nuk do të jetë as në podiumin e më të mirëve të vitit e ka vendosur të refuzojë ftesën e France Football, revista prestigjoze franceze që jep cmimin më të rëndësishëm individual për lojtarët.

Fenomeni bardhezi, ndërkohë, do të marrë pjesë sipas të gjitha mundësive në Gran Galà të Futbollit organizuar nga Aic, në program në të njëjtën kohë me ceremoninë e Topit të Artë. Në Milano CR7 do të vlerësohet si lojtari më i mirë i sezonit 2018/2019 në Serie A: kjo është përgjigja për Messi që në mbrëmje do ti shtojë palmaresit një tjetër Top të Artë, duke kaluar portugezin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *