• |
ide | kryesore

Dëmet nga tërmeti, AMF thirrje qytetarëve: Kontaktoni shoqëritë e sigurimit

Lajme, Të fundit

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare informon të gjithë qytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit, që kanë një kontratë për sigurimin e banesës apo pronës nga katastrofat natyrore, si tërmetet, zjarri, përmbytjet, që të kontaktojnë menjëherë shoqërinë e sigurimit për të njoftuar për dëmtimet e ndodhura.

“Pasi të keni njoftuar zyrtarisht ndodhjen e ngjarjes së siguruar, një ekpert i shoqërisë së sigurimit do paraqitet në banesën/pronën e dëmtuar për të evidentuar dëmet. Bëni kujdes që njoftimi i shoqërisë së sigurimit të kryhet brenda afateve të përcaktuara në kontratën e sigurimit”, thuhet në njoftimin e AMF.

AMF bën të ditur se pas kësaj proceduare të prekurit nga tërmeti mund të kontaktojnë shoqërinë e sigurimit të adresën e selisë qendrore apo në zyrat që ajo ka në rrethin ku ndodhen për të njoftuar dëmtimet e ndodhura në banesën apo pronën e tyre si dhe për t’u informuar me detaje në lidhje me procedurat dhe afatet e trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim.

“Çdo shoqëri sigurimi ka një faqe zyrtare interneti, ku ka të publikuar adresat dhe mënyrat e kontaktit. Lista me shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës, të cilat ushtrojnë veprimtari në Republikën e Shqipërisë me adresat përkatëse gjendet edhe në faqen e internetit të AMF-së https://amf.gov.al/ts_shoqeri_sigurimi.asp”, thuhet më tej në njoftimin.

Nëse qytetarët kanë marrë një kredi bankare mund të kontaktojnë dhe bankën për t’u informuar nëse kanë siguruar banesën apo pronën e tyre, si dhe për të kërkuar asistencën që u nevojitet.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare bën të ditur se për çdo asistencë, problematikë Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare mund të kontaktojë në adresat më poshtë:

Adresa: Rruga “Dora D’istria” Nr. 10, P.O. Box 8363, Tiranë

Numri i gjelbër: 0 800 69 69

Telefon: + 355 – (0) – 4 – 2257560

Email: [email protected]

Facebook: ëëë.facebook.com/AlbaniaAMF/

Regjistri online i ankesave: https://crm.amf.gov.al/

5 Comments

  1. Autoriteti njofton qytetaret…. ????? Te shkulesh floket. JOOOOOOOOOOOOOOO o Autoritet JOOOOOO. Kompania sic u mori leket qytetareve i ka dhe adresat e pronave qe kane siguruar dhe numrat e kontakteve e duhet ti kerkoje qytetareve te paraqiten prane zyrave te tyre per te deklaruar qe kane/ ose nuk kane deme te shkaktuara nga termeti. Dhe paturpesia e ketij autorileshi qendron ne faktin qe u sugjeron qytetareve: “….. njoftoni ne kohe mos dilni nga afatet….. “. Po keta ti marresh e ti rrahesh nga mjesi ne darke para e pas buke, o te pafytyre

    1. Jo Kari, nuk funksionon keshtu. Ti lajmeron shoq e sig. per godinen, apartmentin, makinen, kalin….. e cfaredo gjeje qe ke siguruar. Demi verifikohet dhe riparohet/paguhet sipas kontrates.
      Tani, shko sigurohu se duket qe qeke rrk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu