• |
ide | kryesore

Edhe Stalini e kursente Berian më shumë sesa Rama Veliajn (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Ermal Mulosmani/ Express

Mbrëmë vonë, në fund të maratonës televizive të Kryeministrit, u bëmë dëshmitarë të një dhune verbale, publike, të një trajtimi racist, si ndaj një nënnjeriu që zoti Kryeministër (mbinjeriu) i bëri Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ishte një përcjellje për në banesën e re të disa prej të mbijetuarve të një prej familjeve më të dëmtuara nga fatkeqësia e tërmetit, familjes Lala. Kryeministri shoqërohej prej shpurës së zakonshme me kryeshërbyes Kryetarin e Bashkisë së Tiranës zotin Erion Veliaj, dhe ndiqej live nga kamera kur po ngjiste shkallët e apartamentit të ri.

Për fatin e keq të Kryetarit Veliaj, pak minuta më parë, kur Zeusi përqafoi një fëmijë dhe e pyeti : A më njeh, kush jam unë”, fëmija i shkretë u përgjigj gjithë dlirësi “Po, ti je lali Eri”! Ndiqeni videon më poshtë:

Një pamje tmerri pllakosi fytyrën e Zeusit! Një Zot e di se çfarë vërtitej në kokën e tij ato çaste, por, një gjë është e sigurtë. Kishte vetëm një personazh më të tmerruar se Zeusi dhe ai ishte Erioni! I gjori, veç ta shihje! Mblodhi ato pak energji që i kishin mbetë dhe me një zë sikur po dilte nga fundi i dheut nxori një si klithëm nënshtrimi “O shpirti, po si i ngatërron ti mi zemra këto gjëra”… Kori i fëmijëve që qeshnin nuk paralajmëronin asgjë të mirë për Erionin! Fati e braktisi krejtësisht bash në momentin kur nënshtrimi ndaj Zeusit ishte shembullor, i pakusht dhe i përplotë! Dreqin! Në mendje mallkonte fatin. E dinte që hakmarrja nuk do vononte…

Tani të kthehemi në skenën e ngjitjes së pallatit… Shkallët e pallatit ishin relativisht të pastra (më të pastra se shumica e pallateve të Tiranës) por tmerri i doli brof përpara në formën e një zhgarravine fëmije….Një histeri publike, një shikim apokaliptik u vërtit mbi krejt qënien e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Sikur të mundte do të donte të bëhej insekt! Iu kujtua Grigor Zamza te Metamorfoza dhe për herë të parë ia pati zili…

Por letërsia dhe realiteti janë dy gjëra të ndara. Erioni ishte i dënuar të vazhdonte i përulur deri në tokë me përgjigje nënshtruese, pohuese me shpresën se Zeusi do zbutej… Por në kokën e Zeusit vërtitej vetëm zëri i asaj gocës “Ti je Lali Eri”!

Pasi foli edhe disa fjalë të ndjera me familjarët, fjalë dhembshurie e përkushtimi, papritmas, Erioni e mori edhe një herë rolin e protagonistit. Harroi i ngrati, mendoi se mbaroi furtuna…. Veç kur ndesh shikimin e tmerrshëm, përçmues tmerrues…. Iu pre fytyra, i iku zëri, u mpak! E kuptoi mirë se çfarë e gjeti por bëri edhe një përpjekje të fundit. Servilizmi, nënshtrimi jo rrallë e ka nxjerrë nga balta : ”Kryeministri është perfeksionist filloi lëpirjen…” Por Zeusi ia pret: “Ore do e lyesh shkallën ti nesëer, ça Kryeministri, ato zhgarravina nuk do jenë nesër. Mos na trego se çfarë do bëjmë ne, por çfarë do bësh ti. Bojën nesër në mëngjes të vish këtu. Unë dal në 5 e 30 të mëngjesit për të shku në punë. Ti do dalësh nesër në 4 e 30 do lyesh shkallën. Ti personalisht!” e mbylli sikterisjen Kryeministri dhe mënjëherë u çua të dilte jashtë….

Ora ishte diku 10 e darkës. U dëgjua zëri i Erionit : “Ej, vazhdoni ju me Kryeministrin unë po rri edhe pak”.

Aty u sigurova që është gjallë. Me siguri po mendonte sesi të organizohej që në orën 5 e 30 kur vinte Kryeministri shkalla të ishte e lyer. Një foto e tij me furçë e kominoshe ndoshta e zbuste Zeusin! Huuuu, çfarë shkrepëtimash mizore, çfarë rrufesh kishte lëshuar. Kushedi, mund të shihte ëndrra të këqija sërish, me fëmijë që ia ngatarrojnë emrin.

Nga gjithë historia e politikës botërore vetëm një rast më erdhi në mendje për ta përqasur me këtë situatë tragjikomike. Është raporti i Stalinit me Jagodën apo Berian, shefat e shërbimit sekret. Por edhe Stalini mund t’i poshtëronte në praninë e kolegëve (që ishin mësuar dhe nuk habiteshin, përkundrazi duartrokisnin) por kurrsesi nuk i kishte bërë në sy të publikut të gjerë, aty ku ata diheshin Zota.

Një fëmijë u bënë shkak për gjithë këtë tmerr.



6 Comments

  1. Po c’faj ka patur femija i shkrete. Ishte mesuar te degjonte se lali i perdor shume femijet per te bere foto, nuk ia merrte mendja se edhe piktori do bente gjera te tilla. E mira me e madhe e kesaj farse eshte se km e kuptoi se ka njerez qe nderrojne kanal kur del ne tv, ndersa qytetaret e Tiranes kuptuan se cfare zheleje kane votuar

        1. E njihja mire situaten dhe nuk votova njeri. Madje me njerzit e mi kur jemi munduar te ngreme zerin per keto qe flitet sot na erdhi mesazhi i koduar prandaje kemi ngel tku ne portal. Cte duhet pastaj per ke votova o varikars o militant i pjerdh. Vazhdo me parazitllek bej si i merakos per situaten

  2. ESHTE PER TE VU DURT NE KOKE DHE TJA JAPESH ME ULERIMA . JA KANE MUFATEN TRUTE FEMIJEVE ME LALI ERI LALI ERI TI JE SI KALLOM SHEQERI . DHE FEMIJET KUJTON SE LALI HAHET , KUR TA MORIN VESH MBASI LALIT TI DALE BOJA DHE ATA TE RRITEN EDHE PAK DO TI THONE TE QIFSHA FSHATAREN E KUÇOVES SE PASKE QENE VEÇSE LALI MUTI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *