• |
ide | kryesore

Fatos Lubonja: Manipulimi i Edi Ramës për t’i ikur përgjegjësisë

Arkiva, Kryesore



Nga Fatos Lubonja

Shumë njerëzve u ka bërë përshtypje përdorimi nga Edi Rama i shprehjes “pabesi e natyrës” në mesazhin e parë të ditës së tërmetit. Personalisht më bëri të qesh hidhur, por edhe më futi në reflektim. Qesha duke thënë me vete se edhe në këtë rast ky njeri, që nuk mund të komunikojë veçse në mënyrë manipulative, nxitoi të gjejë armikun për t’ua hedhur si kockë njerëzve, me synim që të largojë çdo përgjegjësi nga vetja. Qeshja ishte e hidhur, sepse, duke dëgjuar ato fjalë, thashë me vete se edhe kësaj here, me ç’duket, faji do të mbetet jetim.

E vërteta është se edhe sikur ta marrim natyrën si një qenie me vullnet e qëllime të mbrapshta ndaj njerëzve, nuk mund të thuhet se na ka bërë një pabesi, sepse ajo na ka paralajmëruar vazhdimisht se herë pas here do të na tregojë se është më e fortë se ne. Paralajmërimin e fundit ajo na e dha vetëm para dy muajsh në tërmetin e 21 shtatorit. E megjithatë, fjala e parë që i doli këtij njeriu nga goja, ishte fjala “pabesi e natyrës” dhe jo përgjegjësitë që kemi ne për shkallën e tragjedisë që krijoi ky tërmet.

Pas disa ditësh, ngaqë e kuptoi se kishte shkuar larg me përdorimin e natyrës si armik apo ndoshta kur pa se kishte shkaktuar zemërimin e besimtarëve, që punë të tilla si tërmetet ia atribuojnë Zotit, i cili nuk mund të jetë armik dhe i pabesë ndaj krijesave të tij, manipulatori gjeti një shprehje tjetër: “është e shkruar” u thoshte njerëzve, duke ia vënë përgjegjësinë e vdekjes së 51 qyqarëve Zotit. Por, në këtë rast, harroi se ata që besojnë në Zot, punë të tilla si tërmetet i quajnë ndëshkime për shoqëri keqbërësish që janë zhytur në krim e degjenerim. Duket që ky tërmeti e ka çoroditur shumë Ramën, sepse e ka zënë paniku i përgjegjësisë. Me siguri sikur t’i dilte vetë Zoti përpara, do t’i thoshte se korrupsionin e degjenerimin, për të cilin ai i ndëshkoi shqiptarët, e kishte krijuar opozita deri në 2013 e se ai kishte bërë një gabim të madh që e hodhi tërmetin ndëshkues në kohën e qeverisjes së tij, por për këtë e kanë fajin gazetarët e kazanit që e kanë keqinformuar.

Nga paniku i përgjegjësisë për vdekjen e 51 vetave dhe dëmet kolosale që ka pësuar vendi, Edi Rama nuk po lë gjë pa bërë. Po luan teatër ku të mundet e si të mundet që të prekë njerëzit, që t’u thotë se ai është njeri i mirë, që i do ata si Gregu, veç që të mos mendojnë se ai ka ndonjë përgjegjësi për këtë që ndodhi. Ndërkohë që në këtë aktrim bëri armik natyrën dhe Zotin dhe e harroi fare armikun që e ka përqeshur, kërcënuar e fyer pafund, opozitën, duke e ftuar atë të ulet në tryezë me të për të zgjidhur këtë hall të madh. Harroi se tepsinë e donte të tërën për vete dhe tani që në tepsi ka mbetur vetëm përgjegjësia dhe vështirësia e pamasë që ka krijuar kjo tragjedi, e fton Lulzim Bashën t’i ndajë llokmat e boshësisë me të. Por nuk mjaftohet vetëm me këtë. Ndërkohë që gjatë dymbëdhjetë vjetëve kryetar bashkie nuk la fushë futbolli e basketbolli pa e kthyer në shesh ndërtimi të pallateve monstra, shkon në spitale te fëmijët e plagosur të mbetur pa prindër e pa shtëpi dhe luan teatër me ta, duke u dhuruar topa basketbolli e duke u premtuar se do t’u sjellë fanellat e Ronaldos dhe Donarumës të firmosura prej tyre (sepse i ka miq të afërt). Çmenduri! Por në këtë çmenduri nuk harron që të dëgjojnë të gjithë, që të mos shikojnë televizor dhe të mos hyjnë në “Facebook”, sepse atje (nënkuptohet) mund të dalin armiqtë që flasin për përgjegjësitë e tij. Të mjerët fëmijë! Kur t’i shohin këto filmime të rritur, do ta kuptojnë se kë kanë takuar në ditën e tragjedisë së tyre më të madhe.

Ajo që na ndodhi me këtë tërmet tragjik: vdekja e 51 personave, shembja apo kthimi në të pabanueshme i qindra, mos mijëra ndërtesave, trauma psikike e një populli të tërë, kostot që do të na duhet të paguajmë në të ardhmen, do të kishin qenë shumë herë më të vogla, ndoshta edhe të papërfillshme, sikur të mos kishim pasur në krye njerëz si Edi Rama me shokë, që kanë inkurajuar me veset e tyre pjesën më të keqe të njeriut shqiptar e që ia kanë dhënë në dorë fatet tona e të natyrës që kemi trashëguar nga paraardhësit pjesës më të mbrapshtë të shoqërisë. Edi Rama, në 12 vjet kryetar bashkie, nuk bëri një plan urbanistik, i cili përcakton, përveç të tjerave, edhe lartësitë e ndërtesave sipas zonave sizmike dhe gjeologjike. Ai shkatërroi çdo institucion shtetëror që kontrollon mënyrën e ndërtimit, duke ua lënë në dorë gjithçka oligarkëve të tij sipas parimit “një pallat, një votë”. Ai bëri gjithçka që të kontrollojë mediat, gazetarët dhe specialistët që duhet të informonin njerëzit edhe për rreziqet që paraqisnin këto lloj ndërtimesh. Nën shembullin e tij pararojë, kështu kanë vepruar në Durrës dhe kudo jo vetëm të tijtë, por edhe ata të opozitës. Mënyra sesi i ka shpenzuar paratë publike për t’i shpërndarë nëpër duart e babëzitura (për një kilometër rrugë 20 milionë euro) ka bërë që trupat e shpëtimit, për turp të botës, të punonin me duar dhe lopata për nxjerrjen e viktimave. Janë këto përgjegjësi morale dhe ligjore që e kanë panikuar Edi Ramën e që ai kërkon t’i verë në heshtje me çdo mjet, deri edhe me kërcënime mbylljeje të portaleve apo edhe me arrestime. E pra, të mos flasësh për përgjegjësi në këto ditë, është sikur të rrish të qash të vrarin në shtëpi pa kërkuar të dish se cili është vrasësi dhe nëse u kap apo jo. Është sigurt se në këtë rast ai do kryejë vrasje të tjera.

Thënë të gjitha këto për këtë njeri që meriton të ndëshkohet dhe jo t’i lihet në dorë menaxhimi i katrahurës së shkaktuar nga ky tërmet – nëse duam që të ngrihemi mbi të dhe jo të zhytemi edhe më – ngulmoj se vrasësi duhet kërkuar jo thjesht te ky njeri, por te një sistem dhe një kulturë që ka pjellë njerëz të tillë. Shtjellimin se çfarë kam parasysh me këtë po ia le shkrimit mbi reflektimet që më ngjalli shprehja e Ramës “pabesi e natyrës”. /panorama/



31 Comments

  1. E qajt kete artikull! Ky pallosh I gjate eshte denimi jone ! Dhe zoti nuk na mbrom me! Se jemi nji popull qe mbajme plera ne kurriz ! Ku Jane intelektualet ti dalin me ze e figure ketij mashtrusi! Pse keni frike me fole nuk ju fute njeri ne burge behuni burra dilni per zot Shqiperise! 1 milion euro kan vjedh per qent imagjinoni sa miliarda euro vjendhi. Keto !

    1. Po dolem do na dali kunder evropa dhe do ja u shpelaje akoma me shume trurin shaiptarit me tezen “vet e keni fajin”…

  2. Mua me duket se ky termet me shume se e demtoi e favorizoi Ramen. Vecse ne veshtiresi nuk me eshte dukur. Ngjan me lozonjar se kurre, dhe per nje psikopat si ai ka shume arsye per t’u ndjere i tille. Ne radhe te pare, i’u dha nje qellim i ri nje qeverie qe ishte ne renie te lire kur dhe reformes ne drejtesi tashme i kishte dale boja nga konsumimi. Pastaj, sipas parimit 6-vjecar varferoi qe t’i blesh kollaj, ky termet i ka vene Rames ne pjate me mijera shqiptare te dobet, te varfeuar, te frikesuar qe presin me syte nga ai. Jam i bindur qe cakalli procesin e rindertimit nder te tjera do ta shnderroje ne skeme blerje votash. Shume para per t’u menaxhuar dhe shume nevojtare. Edhe ne raport me nderkombetaret qe ia kane pire lengun, do fitoje njefare pushteti se jane te detyruar te bashkepunojne me shume me te nese do na ndihmojne. Sigurisht per cdo deshtim ne te ardhmen do fajesohet termeti, sic behej me gjyqtaret e me opoziten. Ne fakt, ne cdo rast, do ishte shume e demshme per demokracine qe aq shume mijera qytetare te ishin ne dore te shtetit edhe per buken dhe strehimin. Por ne dore te Rames eshte katasrofe.Shenjat e para po jepen. Do Zoti jam gabim, por kjo ngjan si dhurate nga qielli per Ramen sepse furnizoi me energji te re dy motorret e pushtetit te tij: Propaganden dhe potencialin unik korruptues.

    1. De jure eshte i demtuar , de facto eshte mire . A e dine pse ? Duke ditur qe ky vend ka nje perqindje te larte injorance , ky e perdor ne favorin e tije . Ky dine te luaj me imaxhin dhe kamerat dhe i shfrytezon gjithmone ne favor te tij .

      1. Ke te drejte . Ky ka tulatur edhe gazetaret duke i bere presion apo duke i ofenduar si ne rastin e lehjes se qenit e jo me fshatarin e shkret . Nga i akuzuar po del akuzator dhe keta rrine si guake .
        E keni parasysh ate historine e hajdutit te xhepave qe e kapen mat ne flagrance duke vjedh? Edhe pse me doren tek xhepi i viktimes dhe viktima e akuzonte dhe i thoshte , a nuk te vjen turp ? Hajduti pa e prish terezine fare ja kthente: turp te kesh ti, je gjithe ky burre dhe nuk ke asnje lek ne xhep .

  3. Shume i sakte komenti i Nerit. Vetem dicka kam pare pak me ndryshe, qtesine e km. Qe nuk eshte i qete eshte pare ne cdo komunikim. Arsyeja eshte shume e thjeshte, kjo situate qe i dha shume favore, nga ana tjeter ka difektet e veta qe mund ta rrezojne menjehere. Thjesht sa per shembull, a do ta lejojne pagatoret te terhiqet nga projekti i Unazes se Re? Ai e di mire se edhe me daljet ne TV me frekuence me te shpeshte se pasgoditjet e termetit te 26 nentorit per te kuruar imazhin e tij tashme te shkaterruar, duke u paraqitur si nje lider babaxhan, qe i di te gjitha, qe eshte besimtar dhe i derguar i Zotit, shume shpejt mund t’i kthehen ne boomerang nga njerezit qe iu ka ardhur ne maje te hundes me budallalleqet qe nxjerr nga goja dhe sidomos me ato qe iu ka bere ne ket 6.5 vite qeverisje. Thjesht po mundohet te kuroje imazhin e tij dhe te marre ne dore rindertimin per te fituar ndonje pike (mos harroni thirrjen qe te gjitha ndihmat te kalojne nepermjet shtetit). Por jo te gjithe jane te paqarte per arsyet se pse dermeti shkaktoi laq shume deme materiale dhe ne jete njerezore. Gjithcka fillon me haracin e lejes se ndertimit, vazhdon me mungesen e kontrollit dhe perfundon me mungesen e nje fondi dhe llogjistike per emergjencat. Mjafton te kujtosh faktin se jane paguar per qente 1.1 milione euro gjate vitit 2019 dhe po te mos ishte qeni nga Kosova sot do te kishim tri viktima me teper.

  4. Emerfjencat Civile , Udheheqesi Suprem I kishte pajisur si mos me keq .
    Ky, moderni, kishte harruar se emergjencat duan teknologjI dhe PROTOKOLLE veprimi.

  5. Shpresoj te kesh te drejte, sepse ne fakt sa i perket njerezve tragjedite prodhojne derrmim psikologjik, fatalitet dhe nenshtrim qe i intereson pushtetit, por edhe guxim, shprese e sens me te madh drejtesie qe nuk i intereson. Nuk e di c’do te ndodhe me ne, por shume optimist nuk jam. Te pakten per Ramen nuk kemi dyshim qe do beje c’mos per ta shfrytezuar situaten per interes te pushtetit te tij dhe eshte situate qe jep mundesi per politikane te paskrupullt si ai.

  6. Ky gerdalla byth qir km a i deshi tepsin, kusin , timonin , leket, bashkit, pronat gjithe Shqiperin e mori qar keni ju legenat e kuq ju ka shkerdhyer fisin kurvat dhe gjith femrat qe keni maloku ose Saliu apo veriori ku di se kujt ja leni fajin o rrace kurvash o plera Ruso Serbe.

  7. Ky popull po votoi te kuqt, 18 ballshioti ka per ta tun mire.
    Se keta, termet e kane trunin, qe kur kan le.

  8. O lubonja,ti qenke goxha burre i paraqitshem,pse te nxjerr aq te shemtuar ai Mero gelbaza.Sa per komentin qe ke bere e meriton shprehjen Trap Trap por ca gjera i kap

  9. O nasi qe ta plasi neri mi ne byth,keta shurranjose kerkojne qe te jete i qete,pse duhet te jete i qet,kur e rrethojne korbat e zinj skiftere minj halesh cakalle huta te salihut qe jane shperndare kudo edhe kunder bashes qe e sulmojne pse basha po tregohet normal nje here te vetme ne 15 vjet si politikan

  10. O django kur te besh burgun e dulles mund ta hapesh gojen kunder tosit. Tani beheni trima, po ne kohe tjeter ta fusnin koken te brima. Dhe pak burra e kane duruar. Po ju jeni gjindje likanesh.
    Kultura, ajo e dallon njeriun nga kafsha, po nuk e ke je me poshte se kafsha, dmth trunin e ke vetem per te dhi mut.

  11. Une e lexova artikullin, po nuk gjeta se ku qendron tamam pergjegjesia e Rames.
    Artikullshkruesi thote qe Rama me shoke jane njerez me vese,
    Artikullshkruesi thote qe Rama shkateroi institucionet
    Artikullshkruesi thote qe Rama nuk beri nje plan urbanistik per Tiranen.
    Artikullshkruesi thote qe Rama eshte i lidh me oligarket.
    Artikullshkruesi thote qe Rama eshte pergjegjes qe trupat e shpetimit punonin me kazma e lopata.

    Me vje keq po kjo eshte propagande jo artikull.

    Une prisja dicka si:
    Me firmen e Rames ne date kaq e aq, u shkri inspektoriati ndertimit.
    Qeveria Rama, ne date aq e kaq ndryshoi procedurat e licensimit, apo uli standartet ne kodin e ndertimit.
    Rama si njeri me vese, ka dhone licensa ne kundershtim me ligjin kaq e aq.
    Si rezultat i ndertimit te pallatave te larta, ne Tirane u vrane kaq e aq njerez. Keto njerez nuk do vriteshin nese pallatet do ishin me te uleta.

    Here tjeter o zoteri, sforcohu pak e na jep ca data e fakte, se me kaq sa ke shkrujt duket si fletrrufete e kohes Enverit.

    1. Ke plotësisht të drejtë që kritikon Lubonjën që e cilëson Ramën si një njeri të pa aftë për të qeverisur e të pa zotin për të përballur katastrofa natyrore.
      Pikërisht se është “i aftë e i zoti” dhe e di se çfarë mund të pësojë njeriu nga tërmeti, ai me shembullin e tij personal, sarajet e tij në Surrel i betonizoi si bunkerët e Enverit.
      Që shqiptarët e tjerë që janë budallej e nuk ndërtojnë për veten e tyre banesa të sigurta si bunkeri i Ramës, mos ju a paska fajin kryeministri ?
      Me “fakte e data” rezulton se Rama para se të bëhej kryeministër, kishte të deklaruar “kursime” prej vetëm 3000 eurosh.
      Përse nuk nuk marin shembull shqiptarët prej tij e të ndërtojnë edhe ata saraje si ai i Surelit me 3000 euro ?

      1. Ca je tu thone mer koqe? Pyetja eshte e thjeshte: Ku eshte pergjegjesia e Rame trecerekshit?
        Fleterrufeja me siper nuk i jep pergjigje, megjithese e ka ne titull.

        Termeti vrau e plagosi njerez e shkaterroi prona. Hajt mer te gjejme se ku e ka pergjegjesine Rama dhe ta fusin ne burg. Nje firme, nje dokument…. cdogje qe mund te faktoje faj, qofte edhe indirekt. Nese pergjegjesia nuk eshte per burg, ti behet e qarte njerezve kur te shkojne ne votime.

        Kto artikuj tip Babale, jane tagji per militantet e nuk cojne gjekundi.

  12. Miu i haleve i krijuar ne lab e vicidolit te salihut me OMGj i caktuar te levize vetem neper kanalet e mutit sepse ketu e ben punen e tij me mire ky Miu te kiu,vazhdo meru me mutin salih

  13. O te qifsha saliun ty te dytin dhe gjithe politiken prej 30 vjetesh ne qelbistan.
    Nuk me the nga librazhdi je?
    O kari edhe saliu dhe gjithe te tjeret ish komunista kane qene e jane. Po ti je etaloni i boles.
    Kam pershtypjen se ti ke lindur nga bytha. Po car laboratori o kari qe ke ardh ne tirone me valixhe druni dhe koken pllake.
    Niko peleshi te qifte se mua me pelqen pidhi. Merr edhe gramozin dhe beni nje treshe.
    Ec librazhdi.

  14. O miu i haleve te salihut po une te njoh mor pusht dhe ti si ke fytyren ashtu ke vene dhe pseudonimin se te shkon dhe me trute,o pusht une kam 30 vjet qe punoj me gazetare shume foto neper portale jane te miat o rrotekari,ti mor mi halesh qe erdhet ne tirone nga lab salihut me hiqesh si qytetar me master te vitrina,mos me detyro te tregoj fytyren neper portale

    1. Ky kari qe thote ‘Salihu’ qeka fotograf. Ky I ka bere fotot e karit Rames ne France dhe qe atehere nuk I del nga mendja dhe nga bytha Rame kari.

  15. Ti mor miu i haleve qe dhe ne byth qihesh vete salihut mos ja permendim emri,shkon more loqe e ke vene te tate ne hall te madh sot sa me mire ti binte me dore,sa la me barre ate kurven e salihut dhe te polli ty si miun e haleve qe na e mbron sot

  16. O ca ma cave karin. Ik o fshatar meso te shkruash. Gabim. Te cuan edhe ne shkolle o fshatar me valixhe druni. Po pse me kar te duket vetja me i zgjut se miu (i vertete). Mos je me i bukur se ai? Ti bashkim i derrit me majmunin.

  17. FshaKar ke lindur kam frike qe dhe do vdesesh,e pyete babin per ate qe te shruajta,do kishte bere qef me shume po ti binte me dore sa te beri ty,duhet ta kuptosh o loqe Je aksident ne kete jete,por nuk je vetem jeni shume ju me mastera nga vitrina,Dum Baba ta zgjidh hallin o qytetari nga vicidoli

  18. shum von shoku ljubo.ishit ju,andi bushati,ylli rakipi etj qe ju bashkuat me 21 janar qelbesires rama.mos te flas per llojin mero qerosi,mingjozi,sokol palla,rudina gjungla,artan hogja e anila basha te report tv.tash hani mut.

  19. Une thash te bejme pak muhabet. Ne kete menyre kuptoj se sa loqe je por kaloj edhe kohen. Nuk me pelqen ta kaloj kohen me budallenj por kur me dalin ne shteg dhe bejne si pidha some kam qejf te merrem po jo shume gjate, se te infektoni. Ec librazhdi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *