• |
ide | kryesore

Grabitja në Kashar e makinës me para, policia jep detaje për ngjarjen

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës thotë se persona të paidentifikuar ende kanë marrë me forcë një automjet në pronësi të një firme private Security. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:40, në afërsi të Qafë Kasharit. Por më pas automjetin e kanë braktisur në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në afërsi të Qafë Kasharit, persona të paidentifikuar kanë marrë me forcë një automjet në pronësi të një firme private Security dhe me pas automjetin e kanë braktisur në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës.

Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet dhe krehjen e zonēn ku u gjet mjeti i braktisur me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për administrimin e çdo prove të vlefshme që do t’i shërbejë hetimit për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes



2 Comments

  1. Portali Zhejit flet per leke te vjedhura.
    Rrumpalle shteti rrumpalle gjithandej. Policia ne kerkim pambarim te autoreve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *